Çfarë nuk dini për Jessica Alba?

View Gallery
9 Photos
Çfarë nuk dini për Jessica Alba?
Çfarë nuk dini për Jessica Alba

Çfarë nuk dini për Jessica Alba?
Çfarë nuk dini për Jessica Alba

Çfarë nuk dini për Jessica Alba?
Çfarë nuk dini për Jessica Alba

Çfarë nuk dini për Jessica Alba?
Çfarë nuk dini për Jessica Alba

Çfarë nuk dini për Jessica Alba?
Çfarë nuk dini për Jessica Alba

Çfarë nuk dini për Jessica Alba?
Çfarë nuk dini për Jessica Alba

Çfarë nuk dini për Jessica Alba?
Çfarë nuk dini për Jessica Alba

Çfarë nuk dini për Jessica Alba?
Çfarë nuk dini për Jessica Alba

Çfarë nuk dini për Jessica Alba?
Çfarë nuk dini për Jessica Alba

E bukur dhe solare, Jessica Alba është përzierje e sensualitetit dhe bukurisë. Lindi në një familje besimtare dhe tradicionale, ndaj ishte e vështirë të rebelohej. Kjo është arsyeja që edhe sot, për të familja mbetet gjëja më e shtrenjtë. “Vij nga një familje me shumë fëmijë. Kam 3 vëllezër dhe 1 motër. Në shtëpinë tonë kishte aq zhurmë, sa kur kërkoje diçka duhej të bërtisje. Familja e madhe më  ndihmoi të jem sociale dhe të ndjek të njëjtën rrugë për familjen time”-thotë Alba.

E vetdijshme për bukurinë, nuk gënjen as kur thotë se e ka ndihmuar drejt suksesit. “Do gënjeja po të thosha të kundërtën. Por talenti është ai që në fund të ndriçon rrugën”. Kur ishte 12-vjeçe, nisi të pozojë si modele rrobash për fëmijë. Pasi mbaroi Akademinë, ra në sy për pamjen, po edhe intelektin. Ajo u bë e famshme në vitin 2000 me serialin Dark Angel të James Cameron. Për t’u bërë ikonë seksi, mjaftuan skenat e Sin City, ku luante kërcimtaren që josh Bruce Willis. Pas filmave aksion, Jessica Alba zgjedh komeditë duke zbuluar një tjetër anë të saj. “Ishte koha të tregoja shkathtësinë si aktore, për t’i thënë publikut se jam seksi, por edhe po aq e zonja sa çdo aktore tjetër”. Ajo ka fituar çmime për rolet e saj në kinema si: Teen Choice Award dhe Saturn Award” në kategorinë Aktorja më e Mirë dhe është nominuar në Golden Globe.

Historia e parë publike intime ishte me Michael Weatherly, duke shkaktuar debate për diferencën e moshës, plot 12 vjet. Lidhja zgjati 3 vjet. Më pas u  martua me Cash Warren, të cilin e njohu gjatë xhirimeve të Fantastic Four. Pas martesës, vihet re një lidhje e fortë me dy vajzat Onor dhe Heven, ndaj Helping Hand of Los Angeles, e shpalli aktoren Jessica Alba, Nëna e Vitit 2014.

E ushqyer me besimin tek vlerat e familjes, Jessica nuk do të xhironte kurrë skena nudo. “Mund të aktroj në mënyrë seksi dhe të vesh fustane provokuese, por kurrë nudo”. Ka kryesuar listat e revistave si një nga më të bukurat e vitet e fundit, duke u shpallur femra më seksi nga Maxima dhe FHM. Në 2006 aktorja hodhi në gjyq revistën “Playboy”, që i përdori fotot në kopertinë.

Aktorja ka qenë anoreksike për 1 vit. Ka kaluar fëmijëri të vështirë shëndetësore për shkak të astmës që trashëgon. Në 2001 u diagnostikua me infeksion në veshka, si dhe rezultoi anoreksike. Duke u treguar më e kujdesshme me ushqimet, nisi të dojë gatimin dhe recetat e shëndetshme, pasi qysh adoleshente mbante dietë. “Dietat janë për zogjtë. Mendoj se njeriu duhet të hajë në atë lloj mënyre që e bën të ndihet mirë. Në dietën time ka shumë perime dhe pak proteina”.

Adhuron golfin, sporti me të cilin mbush pjesën më të madhe të kohës. Dashuron kafshët, i pëlqen të punojë në kopsht, të gatuajë receta meksikane dhe adhuron motorët Harley Davidson.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.