E RRALLË! Fotoja e parë e plazhit e Manjola Nallbanit!

281950_2102969906919_5453472_nNjë nga fotot më të klikuara në internet të Manjola Nallbanit është pikërisht ajo teksa artistja e njohur shfaqet teksa del nga deti me një trup të përsosur. Kujtojmë se asokohe të gjithë e kanë komplimentuar për linjat, një foto e cila bëri xhiron në internet, por sot BORDO ju sugjeron një tjetër moment  plazhi, kur artistja ka qenë vetëm dy vjeçe: e veshur me kostum plazhi për të vegjlit dhe një shall vendosur në kokë. Pra, pas kaq kohësh po zbulojmë sekretin e bukurisë dhe linjave të artistes. Kjo foto nga vegjëlia e artistes, tregon se Manjola e ka kultivuar nga familja e saj dashurinë për stilin dhe të dukurit bukur që kur ishte vetëm 2 vjeçe. Ndërsa pozon nën çadër, vogëlushja e cila sot ka pushtuar skenën shqiptare, tregon qartazi se edhe pak veshje mjaftojnë për të treguar se stili dhe bukuria, janë më shumë gjenetike, sesa përkujdesje e vazhdueshme.

Manjola-Nallbani

Ndërkaq një album me foto ekskluzive nga jeta studentore, dita e dasmës, mëmësia, e plot çaste private e suksese profesionale të artistes do t’i gjeni në revistën BORDO.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.