Enada At’Nikolla sfilatë në Dhërmi 0 253

Krijimtaria e saj nuk rresht. Me një fantazi sa romantike, aq edhe ekzibicioniste, Enada At’Nikolla rikonfirmon veten sezon pas sezoni me origjinalitet dhe profesionalizëm. E tillë është sfilata e re që e zhvendosi këtë meskorriku në Dhërmi.

Veshjet për këtë rast kishin një frymë dehëse, marramendëse, një kopsht me zana e plot lule, nga rrobat e banjës të qëndisura, tek fustanet e derdhur flu apo dhe veshjet  e mbrëmjes, me motive etro. Në sfilatën e realizuar buzë detit Jon në Drimadhes Inn u bashkuan modelet më në zë të vendit. Xhesika Berberi dhe Marigona Dragusha, dy supermodelet shqiptare që jetojnë dhe punojnë në SHBA, erdhën enkas nga New York-u për sfilatën. Mirjeta Shala e Fioralba Dizdari gjithashtu.

Ndërsa modën pjesë edhe disa nga vajzat e agjencisë së modelimit Greiss Models. ‘Make up & Hair’ u realizua nga Qendra Multifunksionale “New Generation”.

Foto: Geljant Kaleci

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *