Helidon Haliti, piktori i akuareleve ‘live’

View Gallery
6 Photos
Helidon Haliti, piktori i akuareleve ‘live’
Helidon Haliti, piktori i akuareleve 'live'

Foto: Artemis Hajdini

Helidon Haliti, piktori i akuareleve ‘live’
Helidon Haliti, piktori i akuareleve 'live'

Foto: Artemis Hajdini

Helidon Haliti, piktori i akuareleve ‘live’
Helidon Haliti, piktori i akuareleve 'live'

Foto: Artemis Hajdini

Helidon Haliti, piktori i akuareleve ‘live’
Helidon Haliti, piktori i akuareleve 'live'

Foto: Artemis Hajdini

Helidon Haliti, piktori i akuareleve ‘live’
Helidon Haliti, piktori i akuareleve 'live'

Foto: Artemis Hajdini

Helidon Haliti, piktori i akuareleve ‘live’
Helidon Haliti, piktori i akuareleve 'live'

Foto: Artemis Hajdini

Helidon, prej më se dy vitesh jeni në udhëtim me pikturën tuaj. Pikturoni ‘live’ dhe ndani po ‘live’ artin tuaj. Si është kjo lloj eksperience?

Të pikturuarit ‘live’ është një eksperiencë shumë e përhapur vitet e fundit dhe unë po e përqafoj me shumë dëshirë e fanatizëm, pasi më mban larg betonit dhe afër natyrës, oksigjenit. Në dukje është si diçka e modës së vjetër, por historia është diçka që duhet përsëritur dhe me qindra piktorë po rijetojnë eksperiencën e IMPRESIONISTËVE, të cilët i sollën oksigjen dhe ngjyrë artit. Falë tyre sot kemi muze me më shumë ngjyra dhe ata janë muzeumet më të vizituar, përballë atyre të një klasicizmi, i cili me ngjyrat e veta kafe dhe të zeza i ka lodhur njerëzit. Unë e shijoj maksimalisht të pikturuarit ‘live’, megjithëse është shumë më e vështirë dhe më me sakrificë se ai komod i të pikturuarit në studio, por me domosdoshmërinë që pikturat e “hedhura, alla prima live” të ripunohen në studio për të gërshetuar oksigjenin e natyrës me pluhurin e studios, aq i domosdoshëm në artin IKASTIK…

A ka ndryshuar raporti me artdashësit? Është rritur njohja, ndjeshmëria e tyre në këtë mënyrë?  

Duke punuar më shumë, duke ekspozuar më shumë dhe duke thyer rutinën e përditshme me përpjekjet e mia, artdashësit rriten përditë, ose më saktë, ata që më njohin më shumë janë rritur ndoshta me mijëra herë, kjo falë rrjeteve sociale dhe falë përpjekjeve të mia, por kam ende shumë punë për të bërë.

Së fundmi po lëvroni akuarelin. Dhe, madje keni marrë iniciativa të mëdha në këtë drejtim: një festival. Çfarë synoni nga ai?

Akuareli është loja ime me jetën, me artin, është ajo teknikë ku unë mendoj se zotëroj mirë dhe me mënyrën time. Kam marrë shumë kritika pozitive mbi të, por mbi të gjitha më jep një kënaqësi maksimale dhe 3 vjetët e fundit nuk e ndaj asnjëherë. Kam krijuar një rrjet ndërkombëtar komunikimi në të gjithë botën dhe së fundmi vendosa që artistët më aktivë dhe më të mirë të momentit t’i ftoj në Tiranë ku të ekspozojmë dhe të performojmë së bashku ‘live’. Synoj t’i jap jetë kësaj teknike kaq të vështirë dhe të harruar së fundmi. Madje, ju rrëfej se tashmë ka një rigjallërim të kësaj teknike; muajt e fundit, madje vura re se edhe GKA ka reflektuar duke ftuar 150 akuarelë të Rakip Shabanit në muajin qershor dhe i uroj sukses…

Helidon, ju e keni ndërtuar artin tuaj në dy vende, në Greqi dhe Shqipëri. Nëse do ta ndanit në dy faza, cilën do të quanit më të suksesshmen?

Arti im tashmë ndahet në më shumë vende, të cilat e kalojnë shifrën 10, por vitet më kreative janë padyshim në atdhe dhe jam shumë i kënaqur me këtë. Po marr maksimalen nga vendi im dhe kjo më bën shumë të lumtur. Më ka rrëmbyer oksigjeni i Shqipërisë, përkundrejt betonit të Athinës…

Nga Erinda Bici, Foto: Artemis Hajdini

Intervistën e plotë e lexoni në revistën BORDO.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.