Sallatë me shalqi dhe djathë

Është sallata e famshme e VIP-ve të Hollivudit, ideale për sezonin e nxehtë. Mund të përgatisni sa të doni dhe ta konsumoni gjatë gjithës duke e mbajtur në frigorifer.

Përbërësit

1 filxhan vaj ulliri

2 lugë lëng limoni

2 lugë uthull shampanjë

2 degëza trumzë

1 qepë e vogël, e grirë

spec jeshil djegës

kripë për shije

1 shalqi i vogël, pafarë

djathë feta

rukola

Përgatitja

Marrin shalqirin dhe e presim në feta të holla. Nëse ka fara, e pastrojmë dhe e vendosim në një pjatë. Më pas përgatisin salcën, duke hedhur në një enë lëngun e limonit, uthullën e shampanjës, kripë, gjethet e trumzës dhe specin djegës. E trazojmë derisa të krijohet një masë kremoze.

Më pas presim fetat e djathit ose mund t’i copëtojmë sipas dëshirës.

Shtrojmë në fillim fetat e shalqirit, vendosim sipër rukolën dhe fijet e holla të qepës, shtojmë djathin. Më pas i spërkasin me salcën e përgatitur. E lëmë në frigorifer për disa minuta të ftohet dhe e servirim të freskët.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.