Të ecësh mbi litar 0 14

Janë kryefjala e sezonit: pantoflat me taban prej kërpi të punuara si litar ose gomë e thurur, nuk mund t’ju ikin lehtësisht nga sytë gjatë verës. Edhe pse duken të zakonta, ato të imponojnë një  pamje fisnike. Me to mund të alternosh pamjen në bazë të ngjyrave dhe modeleve të pafundme që sugjerojnë markat e shumta, sidomos sivjet. Përveç dizenjos klasike kanavacë mbi litar, mund të provoni për pamjen më elegante pantoflat e lëkurës apo ato me lidhëse mëndafshi lidhur rreth kyçit të këmbës; po ashtu edhe lulet e ‘Dolce & Gabbana’ ose dantellën e ‘Valentino’.

Historia

Nga sandalet e fshatarëve në Pirenej, pantoflat e sotme që njihem me emrin ‘espadrillas’, kanë  udhëtuar nëpër pasarelat luksoze. Ato janë këpucë të sheshta të punuara mbi pëlhurë dhe një gomë e formuar nga një litar i cili punohet dorazi. Fjala ‘espartos’ nënkupton emrin e një bime tipike mesdhetare me anë të së cilës dikur krijoheshin litarët. Katalonjasit i përdornin në vend të shuallit, duke krijuar ‘espadrillas’, pantoflat e sotme që lidheshin me nyje të holla rreth këmbës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *