Jasu Santorini!

View Gallery
7 Photos
Jasu Santorini!
Santorini

Jasu Santorini!
Santorini

Jasu Santorini!
Santorini (3)

Jasu Santorini!
Santorini (4)

Jasu Santorini!
Santorini (5)

Jasu Santorini!
Santorini (6)

Jasu Santorini!
Jasu Santorini!

Source: Magjia e mbetur nga Atlantida e dikurshme. Qyteti-ishull rrethuar nga bardhësia hyjnore dhe kaltërsia e fortë e detit dhe e dyerve të banesave, parajsa e turizmit elitar, por jo vetëm... Një perlë e bardhë e mbështjellë nga kaltërsia e detit dhe qiellit. Lule shumëngjyrëshe që varen teposhtë ballkoneve dhe muzg i purpurt. Mjafton kaq të kuptoni se Santorini është vendi që do të më tundonte ta vizitoja në çdo periudhë të vitit. Arsyet? Janë të pafundme! Një udhëtim në Santorini ju bën të rilindni, falë perëndimeve magjepsëse dhe agimeve diskrete, të heshtura dhe ngjyrë pastel. Sapo shkelni në ishull, do të ndjeni se papritur do të visheni me të bardhën e strukturave tipike të ndërtesave, të kaltrën brilante të kupolave dhe dritareve të vogla me kangjella, ngjyra që jo rastësisht janë edhe simbolet e Greqisë. Në pak ditë mund të prekni kontrastet e qytezës, që mendohet se ka qenë Atlantida e dikurshme. Mund ta keni dëgjuar dhjetëra herë që ky është ishulli më i bukur në botë, që ka rrugicat më romantike, pamjet më magjepsëse nga verandat e shtëpive të bardha, e deri tek adrenalina e jetës së natës. Por për ta gjykuar, ju them ta vizitoni, përjetoni dhe eksploroni. Të jeni të sigurt; do ta dashuroni pafund. Aty do të takoni luksin ekstrem të hoteleve prej ‘1001 netësh’, deri tek jeta e varfër e fshatarëve, me gomarët e të cilëve do të shkelni çdo cep të ishullit; do shihni jahtet gjigante që ankorohen në breg, e krah tyre fshatarët e rreshkur nga dielli, që pas fjalës JASU, ju ftojnë të njihni qytetin; nga jeta e shfrenuar dhe super e kushtueshme e natës, deri tek banorët që përpiqen t’ju bindin të blini produktet vendase. Ju propozoj një listë me disa nga atraksionet e ishullit të cilat mund t’i prekni që me vizitën e parë aty. Mos harroni, ato janë vetëm një pikënisje për të njohur Santorinin. Shkrimin e plotë e lexoni në revistën BORDO.  

Magjia e mbetur nga Atlantida e dikurshme. Qyteti-ishull rrethuar nga bardhësia hyjnore dhe kaltërsia e fortë e detit dhe e dyerve të banesave, parajsa e turizmit elitar, por jo vetëm…

Një perlë e bardhë e mbështjellë nga kaltërsia e detit dhe qiellit. Lule shumëngjyrëshe që varen teposhtë ballkoneve dhe muzg i purpurt. Mjafton kaq të kuptoni se Santorini është vendi që do të më tundonte ta vizitoja në çdo periudhë të vitit. Arsyet? Janë të pafundme!

Një udhëtim në Santorini ju bën të rilindni, falë perëndimeve magjepsëse dhe agimeve diskrete, të heshtura dhe ngjyrë pastel. Sapo shkelni në ishull, do të ndjeni se papritur do të visheni me të bardhën e strukturave tipike të ndërtesave, të kaltrën brilante të kupolave dhe dritareve të vogla me kangjella, ngjyra që jo rastësisht janë edhe simbolet e Greqisë.

Në pak ditë mund të prekni kontrastet e qytezës, që mendohet se ka qenë Atlantida e dikurshme.

Mund ta keni dëgjuar dhjetëra herë që ky është ishulli më i bukur në botë, që ka rrugicat më romantike, pamjet më magjepsëse nga verandat e shtëpive të bardha, e deri tek adrenalina e jetës së natës. Por për ta gjykuar, ju them ta vizitoni, përjetoni dhe eksploroni. Të jeni të sigurt; do ta dashuroni pafund.

Aty do të takoni luksin ekstrem të hoteleve prej ‘1001 netësh’, deri tek jeta e varfër e fshatarëve, me gomarët e të cilëve do të shkelni çdo cep të ishullit; do shihni jahtet gjigante që ankorohen në breg, e krah tyre fshatarët e rreshkur nga dielli, që pas fjalës JASU, ju ftojnë të njihni qytetin; nga jeta e shfrenuar dhe super e kushtueshme e natës, deri tek banorët që përpiqen t’ju bindin të blini produktet vendase.

Ju propozoj një listë me disa nga atraksionet e ishullit të cilat mund t’i prekni që me vizitën e parë aty. Mos harroni, ato janë vetëm një pikënisje për të njohur Santorinin.

Shkrimin e plotë e lexoni në revistën BORDO.

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.