Joseph Corre, krijuesi i Agent Provocateur

View Gallery
7 Photos
Joseph Corre, krijuesi i Agent Provocateur
Kate Moss

Modelja Kate Moss

Joseph Corre, krijuesi i Agent Provocateur
agent

Joseph Corre, krijuesi i Agent Provocateur
agent_provocateur_naomi_campaign_advertising_spring_summer_2015_04 - Copy

Joseph Corre, krijuesi i Agent Provocateur
Agent+Provocateur+Milk+Studios+Project+WHITE+A40RspTsIotx

Joseph Corre, krijuesi i Agent Provocateur
Chiki

Joseph Corre, krijuesi i Agent Provocateur
joseph corré vivienne westwood

Joseph Corre, krijuesi i Agent Provocateur
Naomi-Campbell-in-Karlie-for-Agent-Provocateur

E zeza tunduese e markës britanike e cila theu tabutë duke hyrë në dhomën e gjumit të çdo gruaje, duke provokuar çdo mashkull para linjave të tylta e prej dantelle prej 21 vitesh

I rritur që në vogëli mes fustaneve të grave që vizitonin atelienë e së ëmës, Joseph Corre do të penetronte me imagjinatën e tij përtej feminitetit të mëndafshit dhe stofit të veshjeve, sepse fantazia e tij ishte e fortë dhe provokuese. Qysh kur ishte ende një adoleshent kokëkrisur, e ëma do të spikaste talentin e të birit, i cili fshihej pas reçipetave dhe dantellave të grave me një adhurim marramendës, por edhe tronditës i cili do të kthehej sa hap e mbyll sytë në një ëndërr multimilionere. Joseph Corre, djali i stilistes Viviene Westwood dhe Malcolm McLaren, nuk kishte sesi të dilte lehtësisht nga rryma punk me të cilën ishte ‘ushqyer’ në familje, emocione të cilat hasen dukshëm tek krijimet e linjës së të brendshme që dizenjon prej vitesh. Si për ironi të fatit, ai ka trashëguar natyrën e përulur por edhe rebele të të atit, por jo forcën krekosëse të së ëmës, ndaj kjo ndërthurrje e ka bërë që të jetë original. Edhe pse nuk ngjajnë aspak me të ëmën në teknikat e krijimit, ai ka ‘vjedhur’ nga ajo shpirtin e lirë e pasionant, batutat tipike britanike që për kauza të caktuara janë kthyer edhe frymëzim, sidomos për ndjekësit e çështjeve globale. Ai përsosi teknikat e filtrimit të ideve përmes asaj që është e prekshme dhe asaj që nuk është thjesht fantazi. E në fund, çdo krijim që mban firmën e tij është padyshim një fantazi e prekshme në trupin e çdo gruaje, sepse siç thotë stilisti  ‘femra është e bukur, nëse fokusohesh tek linjat e saj”. E pikërisht duke njohur dimensionin e gruas, artiri të krijonte një perandori e cila kishte si ‘gralin’ e vet femrën në fokusin sensual dhe intim. E për fatin e tij, por edhe talentin ndoshta gjenetik, perandoria e Agent Provocateur ka sot plot 43 dyqane në të gjithë globin.

ChikiKujton se ishte vetëm pesë vjeç, kur një pasdite gushti i ati e ftoi për një aventurë që do të merrnin së bashku jashtë qytetit, por në fakt e ëma një diktatore e paevitueshme, do ta pengonte, duke e mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë së tyre viktoriane, larg lodrave të fëmijëve, sepse i duhej të mësonte para se të fillonte shkolla. Pikërisht në këtë moment ai zbuloi dashurinë për vizatimin, duke nisur të skiconte kryesisht forma femrash që ishin një dritë në errësirën e tunelit për fantazinë e tij.

Adoleshenca e tij do të ishte traumatike. E ëma një grua e njohur asokohe në Londër për krijimet me thumba metalike, por edhe stilin unik, u zhgënjye nga i biri i cili nuk do të zgjidhte asnjë nga shkollat që i sugjeroi ajo, sepse donte të provonte të tjera eksperiena, nga ato që familja kishte planifikuar për të ardhmën e të riut Joseph. Zgjodhi të qëndronte pranë perandorisë të së ëmës, derisa u njoh me Serena Rees, gruan e tij të ardhshme në një klub nate, kur edhe vendosën të hapnin në 1994 dyqanin e parë Agent Provocateur në rrugën Broadwick pranë Soho. “E dija që do të ishte një sukses për ne tëdy. Ishte periudhë evakët Krishtlindjesh dhe ne të dy ishim prekur nga një fantazi e përbashkët. Dizenjuam me shpejtësi një koleksion të brendshmesh seksi, totalisht të zi. U prodhuan brenda pak ditësh dhe i nxorrëm në shitje në dyqanin tonë modest në Soho. U shitën sa hap e mbyll sytë”- kujton Joseph Corre. Ndoshta asokohe njerëzit ishim mërzitur me të brendshmet sportive të Calvin Clein, ndaj filozifia gati erotike e Agent Provocateur ishte diçka krejt ndryshe. Emri ishte një gjetje e rastësishme, teksa po prodhonin të paat reçipeta dhe Serena po provonte disa syresh në dhomën e gjumit, Joseph e kqyrte nga përtej perdes. Vendosën ta quajnë Agent Provocateur – Agjenti Provokues. E në fakt thelbi i filozofisë së tyre ka një dashuri të tejskajshme për gratë. Joseph arriti që të kthente gruan në një ikonë të sensualitetit vetëm me të brendshme të zeza, duke u fokusuar tek linjat. “Unë i dua gratë. I dashuroj të brendshmet, po ashtu edhe femrat me të brenshme. Janë kaq sensuale të zezat që duket sikur kafshojnë mishin, kanë një nëntekst erotik të pakonceptueshëm”.

Sigurisht që nuk e kishte aspak te lehtë të përballeshin me gjigandët e modës, por siç ai shprehet ndryshe nga e zakonta që sillnin marka të njohura si Gucci apo Prada, firmës së tij ju ofruan klientë besnikë, nga ata që nuk duan të jetë të zakontë, por preferojnë të jenë provokues, të mos ngjajnë uniformë dhe të mërzitshëm, por të shfaqen origjinalë edhe në dhomën e gjumit. Slogani që e ka frymëzuar gjithnjë në rrugën e tij ka qenë “Projektuar nga gratë që kuptojnë gratë. Provokuese, por duke i lënë diçka imagjinatës. Gjithçka  e krijuar me një sens të hollë britanik”.

Por jo çdo gjë ishte aq e lehtë sa pritej: marka e njohur u vendos përballë kritikave të ashpra nga Autoriteti i Standrateve të Reklamave në Britaninë e madhe me akuzën e degradimit të figurës së femrës. Shkak u bë një reklamë e cila tregonte aktoren Maggie Gyllenhaal, e cila shfaqej e lidhur pas një karrige, ndërsa ishte veshur me një palë të brendhsme të zeza provokuese, thuajse fetish.

Pasi pagoi gjobën, Joseph nuk u ndal. Dizenjot e tij kishin brenda një ironi dashamirëse për çdo grua, e cila ngjan si një sfidë para burrave, edhe pse pikërisht një prej tyre i bën gratë të ndihen krenare të veshura vetëm me dantellën sensuale, kryesisht të zezë, e cila e frymëzoi gjithnjë pinjollin e familjes së artistëve. Sepse e zeza, tek materialet e Joseph Corre është një burim i fortë frymëzimi. Një e zezë e cila kur ngjishet fort pas gjoksit e fundshpinës së grave, bekohet nga kushdo që e sheh.

Përtej të zezës

Të bredshmet e zeza të Joseph Corre, arritën të zbehet me kalimin e kohës, kur bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja më besnike në këtë bisnes, Serena Rees kërkoi divorcin në vitin 2017. Corre ishte i lodhur, ndaj u dorëzua lehtas para gruas që e frymëzoi të punonte pë gratë. Rees sugjeroi në koleksionin të kuqen provokuese, përtej të zezës tradicionale, e cila idetifikonte thuajse të gjithatë brendshmet e firmosura nga Corre. Pas divorcit nga gruaja e tij Serena Rees, marka e njohur nisi të marrë edhe nuance atë tjera, duke përfshirë në linjën e saj edhe ngjyra nga e bardha deri tek ato më të fortat. Në ditën e Shën Valentinit 2008 marka britanike solli linjën e të bredshme me një koleksion portokalli, duke ofruar në dyqanet e saj një spektakël të vërtetë, ku femrat mund të provonin e më pas blinin të brendshmet shoqëruar nga meshkuj veshur me smonking dhe vajza që dhuronin trëndafila. Kjo ishte vërtet një surprizë e madhe për klientet besnike, pasi pikërisht në këtë periudhë marka të njohura dedikuar të brendshmeve si Victoria’s Secret, kishte rritur gamën e produkteve me një konkurencë të ashpër ndaj Agent Provocateur.

 

VIP-at e provokuar?

Shumë i kanë dashurua, ndërsa të tjerë janë provokuar dhe akuzuar për ‘dashurinë’ e shfrenuar ndaj markës së njohur britanike të të brendshmeve. Shtëpia e Bardhë u vu para akuzave të ashpra mediatike, pasi u zbulua se Zonja e Parë Michele Obama kishte shpenzuar 50 mijë dollarë në një prej dyqaneve të Agent Provocateur në Madison Avenue. Ndërkaq, mbretëresha e Katarit, Sheikha Mozah vitet e fundit u kritikua se ka rritur shpenzimet e saj, duke blerë koleksionet tunduese. Shfaqja e Kylie Monogue në reklamën e vitit 2001 të Agent Provocateur konsiderohet më e sukesshmja duke arritur një rekord prej 350 milion shikimesh në youtube.  Ndërkaq, emra të njohur mes të cilëvë Kate Moss apo Naomi Campbell janë ikonat e linjës së famshme të të brendshmeve, duke provokuar gjithnjë me koleksinet marramendëse.

 

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.