KreuBordo Men

Çlirohuni me masazh

Nga Rudina Zhuleku/EstetisteNga Rudina Zhuleku/Estetiste 

Qoftë pas një ditë të lodhshme apo pas takimeve të shumta, masazhi është miku juaj më i mirë. Çlirohuni, fikni telefonat dhe futuni në magjinë e orientit. Masazhet kanë shumë efekte pozitive në shëndetin e meshkujve. Studiuesit suedezë kanë provuar se një masazh prej 80 minutash në javë ul rrahjet e shpeshta të zemrës, të insulinës dhe nivelin e stresit. Gjithashtu, ato konsiderohen si kurë për dhimbjet e shtyllës kurrizore dhe përmirësojnë performancën atletike. Masazhet kryesore që rekomandohen për meshkujt janë këto:

Masazhi suedez/ relaksues: Qëllimi i këtyre masazheve është të relaksojë gjithë trupin. Por efekti i tyre shkon përtej kësaj. Ato njihen për shtimin e nivelit të oksigjenit në gjak, uljen e toksinave të muskujve dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Masazhi sportiv: Ky lloj masazhi aplikohet nga atletët profesionistë deri tek ata që ushtrojnë sport apo vrap për të bërë një stil jete të shëndetshëm. Veçantitë dhe teknikat e masazhit varijojnë në bazë të sportit që kryhet. Cilindo prej masazheve të kryeni, rezultati është i garantuar. Do të jeni një njeri me më shumë energji, më i relaksuar për të jetuar çdo moment.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF