KreuStil Jetese

Zgjidh buzëkuqin që të shkon!

Duken të parezistueshme, si një bomboniere karamelesh shumëngjyrëshe, që të josh dhe që ju dhuron një pamje të adhurueshme. Nga ngjyrat e forta tradicionale, tek ato të errëta, e zbehta mishtore, tek ajo natyrale, e kuqja dhe roza me efekt elektrik, gjithçka ju duhet për një pamje rrezatuese.

Shkëlqim rubini

Jepini buzëkuqit tuaj tradicional një përditësim, duke i shtuar një efekt të lehtë rozë për të qenë më e dukshme. Sienna Miller tregon sa i këndshëm është ky buzëkuq. Tatcha – 55 USD, Rouge – 29 USD, Touch – 16 USD

E kuqe ‘Sangria’

Duket sikur ngjyrat e errëta jannë ende trend, kjo sepse efekti i krijuar nga hijet është vërtet magjepsës, prandaj Rosie Huntington duket kaq intriguese. Revlon 8 USD, M.A.C. 20 USD, Clinique 18 USD

Efekt elektrik

Lupita Nyong’o’s është frymëzuar nga ngjyra e trëndafiltë duke i bërë buzët të ngjajnë si karamele të ëmbla, sepse ky është efekti i ngjyrave elektrike. NARS – 26 USD, Lancôme – 22.50 USD, Too Faced – 21 USD

Rozë mishtore

Imagjinoni buzët tuaja brenda kontureve të tyre natyrale: ato duken më mishtore se kurrë falë kësaj roze që e bën Scarlett Johansson të duket e parezistueshme. Maybelline – 6.50 USD, Dolce & Gabbana – 36.50 USD, Lipstick Queen –  25 USD

E kuqe korali

Buzëkuq portokalli për të nxjerrë format më të plota dhe më të theksuara, ndaj edhe kjo përzierje me të kuqen që ka zgjedhur Miranda Kerr e bën të duket rrezatuese. Estée Lauder – 30 USD, Topshop – 14 USD, Chanel 36 USD

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF