KreuStil Jetese

Dieta Dukan në 7 ditë

Çdo ditë të javës i bashkohet një grup ushqimor deri në fundjavë. E më pas rifillohet me skemën sipas modelit të shkallës ushqimore. Ky është një regjim dietologjik më i zbutur i propozuar sipas versionit klasik të dietës Dukan, që mjeku francez i përkufizon si ‘humbje e ëmbël peshe’. Në dietën Dukan shtatëditore, ‘beteja’ kundër kilogramëve të tepërta është më e ashpër, sepse sulmon peshën me ‘armë’ më të fuqishme. Dietë e është paragjykuar shumë sidomos për ‘frontin e dytë’, kjo pasi qysh në fillim është menduar për ata që nuk arritën të humbur peshë me dietën e plotë, apo ata që nuk gjetën motivimin e nevojshëm për të arritur qëllimin. E sidomos për ata që duan të humbasin jo më shumë se 10 kilogramë, kjo është pikërisht dieta e moderuar. Mos harroni të bëni çdo ditë ecje nga 10 deri në 30 minuta.

Dieta 7 ditore

E hënë

– Do të hani vetëm proteina ku përfshihen mish, pesh dhe vezë.

E martë

– Menuja juaj ditore do të ketë vetëm perime dhe ecje 20 minuta

E mërkurë

– Perimeve shtojni 150 gr fruta (jo banane, rrush, qershi dhe fruta të thata).

E enjte

Mënusë së një dite më parë me fruta e perime, shtojini 45 gram bukë integrale.

E premte

Shtoni menusë së ditës së katërt edhe 40 gram djathë me 50 për qind yndyrë

E shtunë  

Mund të konsumoni: makarona integrale, thjerrëza, fasule, bizele dhe oriz të bardhë.

E diel

Zgjidhni menunë e së pestë premtes dhe një vakt i lirë sipas dëshirës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF