Gand(I) i modelingut

View Gallery
6 Photos
Gand(I) i modelingut

Gand(I) i modelingut

Gand(I) i modelingut

Gand(I) i modelingut

Gand(I) i modelingut

Gand(I) i modelingut

Më mirë zhveshur se veshur! Për qejf të femrave në këtë planet, djaloshi anglez do të kishte ngrirë së ftohti në dimër apo përvëluar në verë. E ç’mund të shtojmë më, kur as vetë mbretëresha Elisabeta e Anglisë nuk i ka shpëtuar tundimit me sy në një shkëmbim duarsh.

E sigurt që e përfytyroni me bokserat e bardhë mbi çarçafë të freskët, me krahët mbështetur pas dhe trupin e gdhendur, në ujë duke notuar, ose më mirë duke bërë atë ngjitjen e famshme në barkë, si tek Light Blue të D&G. Mund ta keni parë edhe në versionin e një “djali të keq”, kur vjedh këpucët e femrave pas një nate pasioni. Shyqyr që është vetëm një reklamë… “Natën e mirë nga David Gandy”!

Me shumë mundësi një Christian Grey ideal, David Gandy vazhdon të jetë muza e ‘Dolce & Gabbana’ që prej 2006, kur ra në radarët e prestigjiozes.

21-vjeçari me sytë e kaltër asokohe, fituesi i konkursit si modeli më i mirë i vitit në 2001, është sot modeli mashkull më i paguar në fushën e modës. Nëse keni më të voglin dyshim për këtë, mjafton t’i hidhni një sy fushatës më të fundit të D&G të të brendshmeve për meshkuj.

Për t’ju bindur njëherë e mirë se ai nuk mbetet vetëm një fytyrë dhe trup i bukur për t’u admiruar, së fundmi David ka dizenjuar koleksionin e tij të rrobabanjove “Gandy for Autograph”, të “Marks & Spencer”.
Shumë afër një imazhi të James Bond, ai pohon se personazhi i sagës J. Bond ka qenë një inspirim. “Jam frymëzuar nga yjet e Hollivudit në rrobabanje në vitet ’60. Veçoj figura si Robert Redford dhe Steve Newman. Ata janë klasikët. Ju mund t’i vishni ato në një pishinë ose në çdo ambient ku jeni duke bërë plazh”.

I votuar si ‘Modeli Numër 1’ në Mbretërinë e Bashkuar dhe modeli i tretë më i suksesshëm në botë nga revista “Forbes”, Gandy solli në sfilatat për meshkuj, trendin e modelëve me trupa muskulozë dhe forma të theksuara, duke thyer kështu njëherë e përgjithmonë mitin e modelëve të dobët në sfilata. E për këtë ka kujt ja dedikon suksesin e tij. I përshkruar si ai djali i turpshëm, ndoshta kjo sepse ka shenjën e peshqve, por me një fizik që të lë pa frymë, David shpjegon se për profesionin dhe veten i duhet të sigurohet mirë që trupi i tij mos e zhgënjejë asnjëherë. “Ushtrohem çdo ditë në palestër,-  thotë ai,-  punoj me krahët, shpinën, supet, pa harruar seancat kardio”. Nëse ju ngelen vetëm pak ditë në javë për t’u ushtruar,

Është mashkulli modern, por kur është fjala për makinat, ai dashuron ato klasiket, ‘vintage’. Me pasionin e madh dhe licencën në xhep për të garuar, Gandy merr pjesë në garën e famshme historike “1000 Milje”, çdo vit në Itali.   Nën portretin e një mashkulli serioz dhe me syze para ekranit, edhe pse këtë nuk e dimë me siguri, Gandy shkruan që prej 2011 për “British GQ” si komentator makinash dhe në revistën e njohur “Vogue”, për një blog të pasur me këshilla për stilin, modën, makinat dhe jetën në Londër nën emrin “Guida e stilit për meshkuj nga David Gandy”. Inspirues dhe i vlerësuar nga kritikët si një “trendsetter”, David Gandy mund të “ngatërrohet” lehtë me një Gandi në fushën e modës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.