Ikebana, gjuha e luleve

View Gallery
4 Photos
Ikebana, gjuha e luleve
Ikebana

Ikebana, gjuha e luleve
ikebana2

Ikebana, gjuha e luleve
ikebana5

Ikebana, gjuha e luleve
ikenaba kenza

Një grusht murgjish budistë, në lartësitë e epërme të Japonisë, as që do ta mendonin se rituali i vendosjes së luleve në altar për nder të Budës do të kthehej nga një praktike fetare, në një shkollë, e cila është më e famshmja sot në botë për organizimin e luleve dhe bimëve. Ikebana, i njohur si arti japonez që konsiston në rregullimin e luleve dhe bimëve të tjera, dikur vetëm për dekorime fetare, sot është një art i konsoliduar dhe pjesë e arredimit. Ikebana është pak a shumë si një Bonsai, për shkak se është një art që ka të bëjë me bimët, por nuk janë aspak njësoj. Misioni i Ikebanës është organizimi i luleve, duke i dizenjuar në një ambient krejt ndryshe nga ai natyral, ku në thelb është harmonia që perceptohet në rendin e vendosjes së tyre. Filozofia e këtij arti vlerëson bukurinë dhe përpikërinë.

Ikebana vjen nga Budizmi dhe dokumentohet që nga 794, ku shkruhet qartazi për dashurinë e njerëzve në marrëdhënie me lulet. Përkthimi gjuhësor i fjalës Ikebana është “lule që jeton”, por arti i organizimit të luleve quhet “Lulja e rrugës”, duke lartësuar bimën sipas parimeve shpirtërore Zen. Historia e artit dekorativ ka traditë shekullore, madje në shkolla mësohet parimi “sundimi i mjeshtrit”, ku një mësues trashëgon brez pas brezi njohuritë, të cilat ja pason një ndjekësi besnik. Theksi i krijimit vihet tek linjat dhe asimetria.

ikebana2Por cili është dallimi në mes Ikebanës dhe dizenjimit të vazove me lule natyrale? Nëse arreduesit e luleve admirojnë vendosjen e luleve në vazo sipas parimeve estetike, Ikebana admiron çdo degë, kërcell, gjethe, myshk, madje edhe vazon, sepse e gjitha është një vepër artistike në tërësi, siç thotë një shprehje e urtë vendase: “lulja është shpirti njerëzor”. “Kur organizohet një lule në vazo, së pari duhet ndjenjë”, ushqejnë mjeshtrit nxënësit e tyre, si shprehje e bukurisë ideale, sepse Ikebana konsiderohet një art i përsosur, duke ju drejtuar lules si krijesë e gjallë. Mjeshtrit Ikebana e perceptojnë këtë krijim si një komunikim të thellë me bimën.

Por jo vetëm kaq, sepse në to ka disa parime unike: degët dhe lule rregullohen sipas një teknike të veçantë: së pari të gjitha elementet e përdorura në ndërtimin Ikebana duhet të jenë organike, qofshin degë, gjethe, myshk ose lule. Në kompozimet Ikebana degët dhe lulet vijnë sipas një sistemi tresh, duke krijuar një trekëndësh. Dega më e gjatë, më e rëndësishmja, është konsideruar si diçka që vjen nga qielli, dega më e shkurtër përfaqëson tokën, dhe njeriun ndërmjetës. Këto tri forca duhet të jenë të harmonizuara për të formuar universin, madje lulet dhe degët duhet kenë bilanc në hapësirën mes tyre.

ikenaba kenzaSi krijohet Ikebana?

Vazoja ku vendoset lulja duhet patjetër të jetë e cekët, forma e preferuar ovale ose katrore, kjo varet nga organizimi që do t’i bëni luleve. Asnjëherë nuk niset puna e organizimit të një vazoje pa pasur pranë ‘kenzat’, shkopinjtë e hollë të cilët mbajnë bimët në këmbë. Një mjeshtër i Ikebana gjithnjë mban një palë gërshërë kopshtari për të krasitur lulet, në mënyrë që t’i japë asaj forcë për të vijuar jetën. Tani që të gjitha janë gati, duhet të zgjidhni lulet. Nëse keni vendosur të zgjidhni lulet që i përkasin kategorisë vertikale, disa prej tyre janë tulipanët apo krizantemat, ndërsa kategoria e lakuar janë jargavani apo trëndafili. Për kategorinë e sheshtë, zgjidhni begonjën apo orkidenë, ndërsa për ato të varurat janë mimoza dhe dredhkat. E gjithë kjo filozofi në ndarjen e kategorive ka të bëjë me faktin se në bazë të tyre, përpunohet edhe stili i Ikebanës. Parimi kryesor i vendosjes specifike të lules bëhet më shumë për të rehatuar bimën, por edhe për të lumturuar njerëzit që i shijojnë ato, që të mos ndihen në faj teksa shohin vyshkjen e menjëhershme, por duke i admiruar në çdo çast. Ky lloj arredimi ka një këndvështrim filozofik në ‘yogaçaran’, parime që zbatohen në të gjitha ritet e vendosjes së objekteve në vendet e veta.

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.