3 arsye për të pasur një shall?

View Gallery
5 Photos
3 arsye për të pasur një shall?
Rumisu

3 arsye për të pasur një shall?
shall2

3 arsye për të pasur një shall?
susannagh grogan

3 arsye për të pasur një shall?
IMG_1318-2

3 arsye për të pasur një shall?
kate-moss

susannagh groganTre janë arsyet e vërteta përse një grua dëshiron të mbajë një shall mëndafshi. E para, për të mbuluar qafën, që të ngjajë si mbretëreshë; e dyta, për të përjetuar një ndjenjë ledhatimi; dhe e treta, import stilistik nga epoka e artë franceze, kur edhe nisën të mbaheshin si aksesorë. Në fillim ishin shallet trekëndësh, për të mbështjellë qafën apo për t’u vendosur në kokë. Por me kalimin e kohës u kthyen në domosdoshmëri edhe për të kapur flokët apo duke u lidhur nyje në kyçin e dorës, një ndikim tipik amerikan nga stili i ‘lopçarëve’, që pasi i lagnin me ujë, i vendosnin për t’u freskuar.

Historia

I lidhur apo i lëshuar. Prej mëndafshi, dantelle apo kashmiri, nuk ka rëndësi. Shallet vijnë në të gjitha format, ngjyrat, stilet dhe mënyrat e pafundme për të veshur. Ndoshta kjo është arsyeja pse historia e shallit është aq e vështirë për t’u përcaktuar: ka ekzistuar në një formë apo një tjetër për pothuajse të gjithë ekIMG_1318-2zistencës njerëzore. Marka prestigjioze ‘Tasaram’ thekson se shallet mund të përshkruhen në mënyra të ndryshme, sepse origjina e tyre lëviz ndër shekuj e vende, pa një histori të caktuar. Para se të kthehej në aksesor shërbente për t’u ngrohur, për të mbijetuar, hedhur mbi supe a mbi kokë për t’u mbrojtur nga dielli.

Egjiptianët mbanin shalle të vegjël liri me forma asimetrike që lidheshin në bel ose sipër krahut, duke u zgjatur teposhtë për të mbuluar zonën intime. Shembujt flasin për praninë e shallit si aksesor rreth viteve 1600 në Francë tek politikanët, ndërsa në Kinën e lashtë ushtarakët i mbanin në qafë si një dekoratë trimërie.

kate-mossNë Mesjetë, gratë e pasura i lidhnin si çallma ose mbi supe, një gjatësi që derdhej tek këmbët, ku spikat versioni shpinë-zbuluar që nxjerr në pah sensualitetin. Model frymëzues ishte uniforma ushtarake me shall e regjimentit të Luigjit XIV, i cili lejoi përdorimin e shallit nga të dyja gjinitë. Shalli hyri në historinë e modës në shekullin e 18, kur nisën të shfaqeshin modelet e mëndafshta dhe dantelle. Zonjat franceze nuk e kishin fort për zemër shallin, derisa perandoresha Jozefinë i dhuroi Napoleonit një syresh, të cilin ja dërgoi në fushëbetejë, jo thjesht për ta mbajtur ngrohtë. Napoleoni gjeti tek ky shall simpatinë ndaj perandoreshës. Në shekullin e 19-të shalli arriti kulmin e popullaritetit. Në Francë, gruaja e dytë e Napoleonit, perandoresha Marie Luizë, ishte aq e apasionuar pas tyre, sa i porosiste në Indi, ndërsa në Britani, Mbretëresha Viktoria u paraqit para shahut të Persisë me një koleksion të admirueshëm. Revistat e modës nisën të jepnin këshilla ‘si të veshim shallin’ sipas klasave shoqërore.

Aktualisht shalli projektohet thuajse si pjesë e çdo koleksioni nga stilistët më të njohur, edhe pse duke ju referuar hapave të dizenjimit dhe prodhimit, ata shihen si një aksesor luksi, pasi kanë kosto të lartë, shifër kjo e cila reflektohet në çmimet e tyre, sidomos për marka si ‘Hermes’.

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.