
Edhe gratë e donin një model, andaj ‘Graff’ dizenjoi një model me motive lulesh me një mekanizëm numërues për minutat në formë petale. Rikthehet versioni tradicional i ‘Rolex’ me një kasë klasike, por në fakt, 28 milimetrat dhe numrat romakë mbi fushë e bëjnë atë tejet luksoze. Një krijimi i freskët i cili thekson trashëgiminë Haute Couture të ‘Louis Vuitton’: e bardha dhe ari theksojnë fort për të treguar nuancat e feminilitetit. Model ultra femëror Hublot realizuar me tekstil dhe fije ari mbi fushë tyli-fibrash karboni, duke dhuruar nuanca romantike, përzier me elemente arabikë.
Për të kremtuar 20-vjetorin e modelit Happy Sport, ‘Chopard’, krijoi një version artistik: një peshk që kridhet në ujëra mbushur me diamante. Duke llogaritur çmimin 500 mijë eurosh, ora e krijuar nga ‘De Grisogono’ me rubinë në formë luleje ka si qëllim të zbukurojë çdo minutë të ditëve tuaja.
Ndaje me te tjeret:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Google+ (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re)