Mirë se Vjen Vjeshtë

View Gallery
3 Photos
Mirë se Vjen Vjeshtë
BORDO

Mirë se Vjen Vjeshtë
COVER-I

Mirë se Vjen Vjeshtë

“Mirë se vjen vjeshtë!” e quan edhe stilistja Enada At’Nikolla koleksionin e saj të ri, që prezantohet ekskluzivisht për ne në një editorial me disa nga fytyrat e reja dhe mjaft premtuese të modelingut shqiptar, shoqëruar nga trendet e syzeve të sezonit ofruar nga ‘Italoptik’ në Tiranë, që vijnë përmes fotove të realizuara nga Armand Habazaj. Apo sikurse ishin edhe veshjet ‘haute couture’, të kopertinës së BORDO, veshur nga bukuroshja Dajana Kllogjri, imazhe që sillen nga Geljant Kaleci.

Gjithçka që propozohet për këtë sezon, nga aksesorët tek veshjet vjen në rubrikën BORDOSTYLE përmes plot 15 faqeve, ndërsa do të zbuloni edhe një nga personazhet më të spikatur të modës. Mary Quant, rebelja e viteve ’60 do të sillte një revolucion të vërtetë jo vetëm në mentalitetin anglez, por në gjithë botën. Ajo do të guxonte të propozonte e para minifundin.

Olta Dako, aktorja që i është rikthyer Teatrit Kombëtar këtë fillim sezon me shfaqjen “Tartufi” rrëfehet dhe fotografohet në skenën e jetës së saj.

Në faqet e letërsisë dhe artit do të takoni Bashkim Shehun, me një profil krejt ndryshe, Tinka Kurti, që ndan me ne gjithë jetën përmes fotografive të saj, Enada Hoxha, zbulon 6 vendet më të rëndësishme të jetës, apo kuratorja Suzana Varvarica Kuka, ndalet tek pozicioni i gruas në pikturë.

Dy personalitete të artit, Timo Flloko dhe Diana Çuli i bashkohen rrugëtimit të BORDO përmes fjalës. Për meshkujt, BORDOMEN vjen edhe më e fuqishme në emra dhe figura, që rrëfejnë që nga stili e deri tek suksesi; nga Artan Shabani tek Roberto Bolle!

Ndërkaq, BORDOMetropol, BORDOFamilje, BORDOInterior, BORODTravel  e BORDOEvent plotësojnë pazëllin tonë për këtë numër!

Lexim të këndshëm!

 

 

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.