KreuStil Jetese

Çiftet që nuk besohej se do të ndaheshin

Megan Fox dhe Brian Austin GreenJanë çiftet më të famshme të showbizit, ata që kanë rrëmbyer gjithë vëmendjen e publikut me historitë e tyre të dashurisë, por pikërisht në momentet më kulminante papritur janë ndarë.

Megan Fox dhe Brian Austin Green ishin një nga çiftet më të bukura, por jo çdo gjë shkonte ashtu si dukej: ata u ndanë pa dhënë shpjegime të gjata. Ndërkohë Will Smith dhe Jada Pinkett firmosën divorcin pas 17 vitesh martesë. Uma Thurman dhe Ethan Hawke u martuan në 1 maj 1998, patën dy fëmijë, por vendosën të mos jetonin në të njëjtën çati në 2005. Aktorët Johnny Depp dhe Winona Ryder u njohën në 1989, kur edhe vendosën të martoheshin, por lidhja e tyre zgjati vetëm pesë vjet, pas kësaj, aktori u dashurua me Vanessa Paradis, me të cilën u njoh në 1998: patën dy fëmijë nga lidhja e tyre, por kërkuan divorcin 14 vjet pas takimit të parë. Pasi i dha fund historisë me Sean Penn dhe Carlos Leon, diva Madonna u martua në një kështjellë në Skoci me Guy Ritchie në vitin 2000. Ata patën një fëmijë nga martesa e tyre, të cilës i dhanë fund pas 8 vitesh.

Melanie Griffith dhe Antonio BanderasAskush nuk do ta besonte se Melanie Griffith dhe Antonio Banderas do të takoheshin në gjykatë pas 18 vitesh martese; edhe pse kishin një vajzë, ata vendosën të ndaheshin paqësisht. Padyshim historia më e përfolur në Hollywood mbetet ajo mes Jennifer Aniston dhe Brad Pitt: u njohën në 1997 dhe u martuan 3 vjet më pas, por u ndanë në 2005, pasi Pitt kishte rënë ‘brenda’ me Angelina Jolie. Liz Hurley dhe Hugh Grant jetuan për 13 vite një histori të bukur dashurie, por u ndanë kur fotografët e kapën atë me një prostitutë. Para se të kalonte nCameron Diaz dhe Justin Timberlakeë depresion pas ndarjes me Asthon Kutcher, aktorja Demi Moore ishte e martuar prej 13 vitesh me Bruce Wills, me të cilin ka tre vajza. Tani Cameron Diaz dhe Justin Timberlake janë të dy të lumtur, por jo krah të njëri-tjetrit: ata më parë ishin të martuar për 3 vjet, një histori e cila zgjati aq pak, sa nuk mund të imagjinohej.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF