20 këshilla që nuk duhet të harroni kur rruheni

View Gallery
4 Photos
20 këshilla që nuk duhet të harroni kur rruheni
men

20 këshilla që nuk duhet të harroni kur rruheni
men1

20 këshilla që nuk duhet të harroni kur rruheni
men2

20 këshilla që nuk duhet të harroni kur rruheni
rruajtja

Nga Rudina Zhuleku

Ruajtja është procesi më i zakonshëm te meshkujt, i cili mësohet që në adoleshencë. Por, megjithëse ke arritur të rruhesh për shumë kohë apo vite, kjo s’do të thotë që po e bën në mënyrën e duhur. Ju ndodh shpesh që të priteni nga brisku apo të keni irritime të lëkurës? Ndoshta kemi zgjidhjen për ju. Këto Janë 20 këshilla nga ekspertët më të mirë të fushës.

  1. Lëreni lëkurën të qetësohet – Lëkura ka tendencën të jetë më e fryrë në mëngjes, kështu që nëse doni më pak çarje apo prerje, lëreni të qetësohet për 10 minuta.
  2. Lëkurë e pastër – Për të pastruar lëkurën para rruajtjes përdorni xhel larës dhe ujë të ngrohtë. Mos përdorni ujë të nxehtë, sepse e than shumë lëkurën dhe stimulon irritimin. –
  3. Jepi vetes pak pushim – Provo t’i japësh vetes 2 ditë pushim në jave pa u rruajtur. Kjo do të rezultojë në një lëkurë më të butë.
  4. Përdorni furça – Furçat e rrojës janë një investim i nevojshëm. Ato jo vetëm që të ndihmojnë që të krijoni një sipërfaqe të njëtrajtshme shkume, por edhe i çojnë qimet gati për pozicionin e rruajtjes.
  5. Bëje “ngadalë dhe shkurtër”, sloganin tënd – Meshkujt që vuajnë më shumë me briskun janë ata që rruhen me një shpejtësi të madhe që nuk i japin vetes pushim. Kështu që ngadalësoni hapat dhe bëni lëvizje çdo 2 cm.
  6. Lëvizje rrethore – Kur aplikoni shkumën apo xhelin e rruajtjes, pasi qimet e fytyrës dalin në drejtime të ndryshme, bëjeni në formë rrethore vendosjen, pasi me anë të këtyre lëvizjeve nuk do të humbisni asnjë zonë.
  7. Pa presion – Meshkujt kanë tendencën të mendojnë se po të ushtrojnë presion do të kenë një rruajtje më të mirë. Por kjo nuk është e vërtetë, pasi shumica e brisqeve janë ndërtuar që të punojnë me pak presion.
  8. 2 shtresa – Për të pasur një lëkurë të butë dhe të pastër, provoni të vendosni vaj rruajtjeje poshtë shkumës apo xhelit.
  9. Zona e fundit – Qimet mbi buzën e sipërme duhet të hiqen të fundit, sepse janë më të trasha se qimet e tjera dhe xheli duhet të veprojë më gjatë mbi to.
  10. Jepi fytyrës tënde avull – Për një rruajtje sa më të rehatshme, provoni të rruheni kur bëni dush apo banjë të nxehtë.
  11. Ndiq drejtimin – Asnjëherë mos e përdorni briskun në drejtim të kundërt me qimen pasi dëmtoni folikulën e saj.
  12. Përdor vaj – Nëse keni irritim, alergji apo lëkurë sensitive, përdorni vajra në vend të shkumës apo xhelit,
  13. Turni i natës – Provoni të rruheni para se të shkoni në shtrat në darkë. Kjo do të ishte ideale për meshkujt që veshin këmisha me jakë të puthitur, pasi ato irritojnë lëkurën e saporruajtur.
  14. Përdor “Aloe Vera” – pasi ndihmon në qetësimin dhe hidratimin e lëkurës.
  15. Ndërro brisqet – Ndërrojeni çdo 2 jave kokën e briskut, pasi mund të shkaktojë çjerrje dhe irritim.
  16. Përdor makeup – Makeup është një mjet i mirë për të mbuluar prerjet apo dëmtimet nga brisku.
  17. Thuaj jo “Aftershave” – Thuaj jo “Aftershave”, pasi ju than shumë lëkurën dhe e plak më shpejt atë. Në vend të saj përdorni një balsam apo krem hidratues.
  18. Akull – Nëse pas rroje keni një zonë më të irrituar se të tjerat, provoni një masazh të butë me një copë akulli.
  19. Përdor kremra – Kremi, nëse përdoret 2 herë në ditë, do t’ju japë një lëkurë të butë dhe të relaksuar.
  20. Merr mësime – Edhe pse në vendin tonë nuk ka sallone të specializuara, provoni t’i kërkoni disa këshilla berberit tuaj. Do ju vijnë vërtetë në ndihmë.




No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.