Diadema, nga princeshat në pasarela 0 119

Nga një aksesor dedikuar vetëm familjeve mbretërore, diadema ose kurorat u kthyen në një aksesor mode. E para ishte aktorja Audrey Hepburn, e cila rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me një diademë në qendër të së cilës ishte një kristal i madh. Grace Kelly, princesha e Monakos shkëlqeu me diademën e principatës së Monakos. Por ishte Elisabeth Taylor, ajo e cila edhe pse nuk ishte një princeshë, duke u shfaqur me një kurorë mbi flokë tregoi se diamantet ishin një pasion i saj i madh. Paris Hilton për të provuar se ishte trashëgimtare, nuk mund t’i rezistonte dot dëshirës për të mbajtur një kurorë princeshe e veshur me një fustan rozë. Aktoret Natalie Portman, Kiera Knightley dhe Scarlett Johansson u shfaqën në tapetin e kuq, duke i dhënë rëndësinë e një aksesori mode kurorës së princeshës, ndërsa Courtney Love dhe Amanda de Cadenet shkëlqyen të veshura me mëndafsh, buzë të kuqe dhe dy diadema mbi flokët biondë. Rikthimi më i bukur i diademës si aksesor mode, ishte propozimi i bërë nga Dolce & Gabbana, Miu Miu dhe Saint Laurent si pjesë e koleksionit Pranverë 2-16. Provojeni dhe do ta kuptoni sa sharm dhe forcë përcjell në pamjen tuaj një kurorë princeshe mbi flokë.



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *