Joaquin Phoenix, djaloshi që të fton drejt mëkatit…

View Gallery
4 Photos
Joaquin Phoenix, djaloshi që të fton drejt mëkatit…
Joaquin

Joaquin Phoenix, djaloshi që të fton drejt mëkatit…
Joaquin1

Joaquin Phoenix, djaloshi që të fton drejt mëkatit…
Joaquin2

Joaquin Phoenix, djaloshi që të fton drejt mëkatit…
Joaquin4

Aktori Joaquin Phoenix ka lindur në San Juan të Porto Rikos në 28 tetor 1974. Prindërit e tij ishin misionarë të krishterë, por ai asnjëherë nuk ka qenë besimtar i devotshëm, madje ka pohuar se ka qenë i zhgënjyer. Mbiemri Phoenix, është simbol i jetës së re, një Feniks që rilind nga hiri.

Filmi i parë ishte “To Die For” ku luajti rolin e një adoleshenti i cili joshet nga një gazetare lajmesh, më pas luan U Turn me regji të Oliver Stone dhe Inventing the Abbotts krah Liv Tyler. Tre vjet më pas Ridley Scott i beson Gladiator ku u nominua për Oscar, ndërsa fitoi BAFTA-n për filmin Walk the Line, ai më pas u vlerësua edhe me çmimin Golden Globe për të njëjtin rol.

JoaquinVegjetarian

Aktori është aktivist i nismave vegjetariane. Gjatë një interviste ai ka rrëfyer se si është kthyer në vegjetarian, bashkë me vëllezërit dhe motrat e tij. “Ishim në një anije familjarisht. Babai po peshkonte. Sapo kapi një peshk, iu afrua për ta vrarë. Ne të gjithë thamë ‘JO’. Nga ai moment ne kemi hequr dorë nga ushqimet me bazë mishin”. Madje ai refuzoi të vishte kostumet me lëkurë kafshësh në filmin Gladiator, duke kërkuar zëvendësimin e tyre me produkte sintetike.

Jeta private

I konsideruar si një mashkull ikonë seksi, i klasifikuar në listën e aktorëve më të pëlqyer, Phoenix është përfolur shpesh për historitë e tij të dashurisë, ku një prej më të spikaturve mbetet ajo me aktoren Liv Tyler, ndërsa së fundmi ka një lidhje me DJ Allie Teilz.

Alkooli

Para vitit 2005 aktori ishte në qendër të vëmendjes për shkak të varësisë së theksuar ndaj alkoolit. Ka pranuar se kurrë nuk ka lexuar lajmet dhe komentet që janë shkruar për to, por pranon se ka arritur me shumë vështirësi që të pranojë të hyjë në një klinikë rehabilitimi, derisa hoqi dorë përfundimisht nga alkooli.

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.