Tagliatele me salmon

TagliatelePërbërësit

300 gramë tagliatele

– 100 gramë salmon

– 2 dl verë

– 1 qepë

– 20 gramë gjalpë

– qepë të njoma

– 2 degëza trumze

– 1 bustinë zaferano

– piper i kuq

– kripë

Përgatitja

Pastroni qepën dhe priteni në pjesë të holla. Lani trumzën dhe pritni në shirita salmonin e tymosur. Në gjalpin e sapo shkrirë skuqni qepën dhe trumzën, shtoni verën dhe lëreni të avullojë derisa në gjysmë. Hiqni trumzën nga tigani dhe hidhni panën, bashkë me zaferanon dhe pak kripë. Lëreni në zjarr për pak minuta duke i përzier.

Hidhni tagliatelet në një tenxhere dhe lëreni të ziejnë pak. Më pas kullojeni dhe ujin mbajeni në një enë. Bashkoni makaronat me salcën e përgatitur dhe shiritat e salmonit. Hedhim në fund edhe ½ luge piper të kuq, bishtat e qepës së njome dhe disa lugë nga uji i makaronave. Lërini në zjarr për rreth një minutë dhe shërbejini menjëherë.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.