KreuStil Jetese

John Galliano, drejtori i ri kreativ i Martin Margiela

Stilisti kontravers, John Galliano merr në dorë ‘frenat’ e koleksionit të ardhshëm të meshkujve, një vit pasi kaloi me sukses provën për të drejtuar sektorin e femrave në shtëpinë e modës Martin Margiela. Në një intervistë, pronari i grupit Renzo Rosso, ka bërë të ditur se John Galliano është duke u përgatitur për të marrë kryesimin e këtij sektori, i cili deri tani i ishte besuar një skuadre të panjohur. Kjo shënon një drejtim të ri për stilistin, i cili merr në kontroll shtëpinë e njohur të modës Martin Margiela. Duket se basti që Galliano fitoi me drejtuesit e kompanisë, rriti besimin e tyre, duke kthyer sërish stilisin në vëmendje. John Galliani është një nga emrat më të talentuar të modës, i cili ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, sidomos për problemet e tij, përpos mbështetetjes që i ka dhënë miq të ngushtë mes të cilëve, kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF