Një qytet për Migjenin!

NeomigjenianëtMë datë 22 Tetor Galeria Kombëtare e Arteve prezantoi ekspozitën “Neomigjeniane – I gjeni një qytet Migjenit”. Ekspozita e kuruar nga Krenar Zejno përpiqet të krijojë një atmosferë migjeniane për publikun. Nëpërmjet veprave artistike të krijuara nga autorë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit, në zhanre, teknika dhe periudha të ndryshme, ekspozita krijon një rrugëtim mes artit pamor dhe dëshmisë së shkruar të shkrimtarit në letërsinë shqipe, vazhdimisht koherente. Koncepti kuratorial për të shprehur një mesazh, një realitet, një ide, apo parashikim, përmes pikturës, e cila gjen vehten me ose padashje në kontekstin migjenian, ka bashkuar autorët në këtë eskpozitë edhe pse secili prej tyre nuk ka pasur këtë qëllim. Sipas kuratorit kjo ka ndodhur jo vetëm nga tundimi për të ekspozuar, por për të rrëmuar në më të padukshmen e veprës së tyre. Ky kërkim në artin pamor, sipas tij i dedikohet edhe vetë veprës së shkrimtarit, për t’u parë e kuptuar në të gjithë thellësinë e saj.

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.