Sallatë me kërpudha, spinaq dhe proshutë të tymosur

SallataPërbërësit

  • – 400 gr kërpudha
  • – 400 gr proshutë e tymosur
  • – 200 gram spinaq
  • – 3 lugë vaj ulliri
  • – 1 lugë mustardë
  • – lëng limoni
  • – majdanoz
  • – kripë dhe piper

 

Përgatitja

Pastroni kërpudhat dhe pritini hollë, më pas futini në ujë me limon për pak minuta. Pastroni spinaqin dhe pasi ta keni zier pak, kullojeni dhe vendoseni në pjatë. Shpërndani sipër fetat e proshutës së tymosur dhe kërpudhat. Vendosni më pas në një tas 3 lugë mustardë, shtoni vaj ulliri, lëngun e një limoni, kripën e piperin. Mbyllini kapakun dhe përziejini bashkë. Spërkatni proshutën dhe kërpudhat me salcën e përgatitur dhe në fund  dekorojeni me feta limoni dhe gjethe majdanozi.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.