KreuStil Jetese

Tendencë, tatuazh për flokët

Quhet ‘bukuri e përkohshme’ por në fakt është një tatuazh që përdoret për flokët. Kjo tendencë e re mbërrin nga Amerika dhe tani përveç lëkurës, tatuazhet mund t’i vendosni edhe mbi flokë. Aplikimi është i thjeshtë: tatuazhi vendoset mbi një tufë flokësh të cilat më parë janë presuar me piastër. Fillimisht lagni flokët dhe më pas vendosni modelin e preferuar të tatuazhit mbi to, duke lënë një gjurmë ngjyrë ari mbi flokë. I cilësuar si një tendencë e frymëzuar nga ciganët, tatuazhi mbi flokë konsiderohet tendenca më e fundit, e cila ka joshur yjet e kinemasë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF