Adele thyen rekordin e Taylor Swift me “Hello”

Në më pak se një javë nga publikimi, singëlli i ri të Adele, Hello i ka thyer tashmë rekordet. Kënga dhe videoja e mezipritur nga fansat e shumtë të këngëtares britanike kanë thyer rekordin e Taylor Swift, në Vevo si videoja më e shikuar në 24 orë. Në ditën e parë të publikimit, ‘Hello’ pati 27,717,681 shikime, duke e kaluar disa herë ‘Bad Blood’ të Swift me 7 mln shikime. Me siguri që ky është vetëm rekordi i parë nga shumë të tjerë që Adele do të thyejë me albumin e saj të ri, ‘25’.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.