KreuArt

Tirana 9 ditë kryeqyteti i kinemasë

Rikthehet Tirana Internation Film Festival. Edicioni i 13-të i të cilit nis më 28 tetor, sjell jo vetëm vëmendje maksimale ndaj ekranit të madh perms produksioneve, por edhe një agjendë me plot 110 produksione vendase e ndërkombëtare, e cila do të startojë me filmin ‘Burrneshat’ nga Laura Bispuri. 110 filmat pjesëmarrës para se të vinin në TIFF kanë prekur kinematë dhe publikun e Kanës, Berlinit, Venecias dhe Karlovi Varit. Hollywood Foreign Press Association e ka renditur Tirana International Film Festival mes 102 Festivaleve më të rëndësishme botërore për vitet 2015-2016. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet një  prej personaliteteve të kinemasë  italiane dhe botërore si Pier Paolo Pasolini në “Pasolini Day”.  Programi special i TIFF do të shfaqen në kinematë “Millenium dhe “Agimi” duke nisur nga “Life is short”, “Dokutiff”, “Women to women” si edhe “Marubi films”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF