Zbuloni se cila është Lady Dior? 0 11

Aktorja Marion Cotillard është tashmë zyrtarisht ‘fytyra’ e re e fushatës publicitare të shtëpisë franceze të modës Dior për vitin 2015 dhe 2016. Ajo prezantohet në spotet publicitare me një nga çantat e Dior, pikërisht modelin e preferuar të princeshës së Uellsit, i cili vazhdon ende të quhet Lady Dior.  Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe: drejtues të Dior i vunë syrin Cotillard, jo vetëm duke njohur origjinën parisiene, por edhe faktin se mbetet një ndër figurat më të vlerësuara përsa i takon performancës së paraqitjes së jashtme në skenën ndëkombëtare. Duket se këto elemente kanë bindur drejtues të departamentit të marketingut të Dior t’i besojnë aktores një nga produktet më të shitura të markës së njohur franceze.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *