Dieta me limon e VIP-ve

View Gallery
2 Photos
Dieta me limon e VIP-ve
Dieta me limon

Dieta me limon e VIP-ve
LemonCup

A e njihni dietën me limon? Nëse jo, po e tregojmë për ju. Kjo mbetet një nga dietat më të suksesshme për të humbur ndonjë kilogram të tepërt, edhe pse mund të ngjajë klasike, sepse qëllimi kryesor i saj është pastrimi i organizmit. Dieta me limon dhe regjimi ushqimor me këtë agrum është ideal për të arritur objektivat e dëshiruar, e mbi të gjitha në këtë sezon iu furnizon me vitaminë C. Beyoncé, Madonna, Brad Pitt, Heidi Klum dhe Jennifer Aniston janë disa nga VIP-at që preferojnë të dezintoksikohen përmes dietës me limon, duke e përdorur atë në çdo fakt.

Veçori e dietës me limon është se ajo është e përditshme dhe merret rregullisht përmes një gote me ujë të ngrohtë. Ju duhet ta pini gjysmë ore para se të hani mëngjes dhe në mbrëmje para se të flini. Kjo zgjidhje ndihmon për eliminimin e toksinave, përmirësimin e lëvizjes së zorrëve si dhe zvogëlon ndjesinë e urisë. Dietë me limon ka pak kalori. Mëngjesi ka bazë fruta, shoqëruar me arra. Për drekë hani perime, qoftë të gatuara ose të gjalla, por të shoqëruara me karbohidrate; ndërsa në darkë fokusohuni tek proteinat, shoqëruar me perime dhe fruta. Dietë me limon është një regjim që ka edhe kërkesa individuale, ndaj nëse doni të ndiqni për pjesë specifike të trupit, konsultohuni fillimisht me mjekun apo dietologun tuaj.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.