Pesë kombinime që nuk dështojnë asnjëherë

View Gallery
5 Photos
Pesë kombinime që nuk dështojnë asnjëherë
leopard

Pesë kombinime që nuk dështojnë asnjëherë
pellush

Pesë kombinime që nuk dështojnë asnjëherë
sandale-corape

Pesë kombinime që nuk dështojnë asnjëherë
smerald

Pesë kombinime që nuk dështojnë asnjëherë
viza-lekure

Bordo sugjeron pesë kombinime të cilat do t’ju nxjerrin gjithmonë në pah anën tuaj më të mirë, nga veshjet me viza dhe lëkurë, tek sandalet dhe çorapet, leopard dhe buzë të kuqe, pellush dhe xhinse apo smerald dhe e zezë.

  1. Viza dhe lëkurë

Ky kombinim vjen që nga vitet ’60 me Jane Birkin dhe Marianne Faithfull dhe vazhdon të marrë jetë në emra të njohur të botës së modës si Rosie Huntington-Whiteley, Miranda Kerr dhe Kate Moss.

  1. Sandale dhe çorape

Kjo tendencë e sjellë në parasarelat e Pradës, jo vetëm që i bën sandalet tuaja të përdoret çdo sezon, por edhe vë në provë aftësinë tuaj për të eksperimentuar.  Një stil të tillë e kanë përqafuar edhe yje si Miroslava Duma, Ada Kokosar dhe Kate Foley

  1. Leopard dhe buzë të kuqe

Mund të duket sikur një veshje me print leopardi dhe një buzë të kuqe të theksuara mund të jenë tepër, por në fakt efekti është krejt i kundërt. Siena Miller e shohim me një kombinim të tillë në një mbrëmje, Joanna Hillman në rrugë, ndërsa Rachel Bilson e ka provuar në tapetin e kuq.

  1. Pellush dhe xhinse

Pamja glamour e një poliçeje kombinohet gjithmonë në mënyrë perfekte me një palë xhinse. E shohim tek Rihanna, Kate Moss dhe Siena Miller.

  1. Smerald dhe e zezë

Një jeshile e thellë smeraldi është kundërpesha ideale e një baze në ngjyrë të zezë. Kështu që kombinimi në një veshje i këtyre dy ngjyrave nuk do ju zhgënjejë asnjëherë.

 

 

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.