KreuStil Jetese

Ja engjëlli i parë transgjinor i ‘Victoria’s Secret’

‘Victoria’s Secret’ ka mirëpritur engjëjt e rinj: Kate Grigorieva, Taylor Hill, Elsa Hosk, Martha Hunt, Jac Jagaciak, Stella Maxwell, Lais Ribeiro, Sara Sampaio, Romee Strijd, Jasmine Tookes. Por mes tyre mund të ketë shumë shpejt  një tjetër hyrje të re. Mesa duket janë pjekur kushtet për t’i lënë hapësirë engjëllit të parë transgjinor. Modelja trans Carmen Carrera ndihet plotësisht gati për të hyrë në histori.

“Është momenti ynë”, – ka deklaruar ajo për revistën ‘Time’. Dhe thotë të vërtetën, nisur nga fakti se pasarelat prej kohësh i kanë hapur rrugën transgjinorëve, duke parë Lea T, suksesin e Conchita Wurst dhe vëmendjen mediatike që ka marrë Bruce Jenner për shndërrimin e tij në Caitlyn. 50 mijë persona ka firmosur një peticion në Change.org, ku kanë kërkuar që Carmen Carrera të bëhet pjesë e grupit të modeleve më të admiruara të planetit.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF