KreuArt

Prova e gjallë e parajsës

Mijëra njerëz përjetojnë përvoja pragvdekjeje, por sipas arsyetimit të shkencëtarëve kjo është e pamundur. Doktor Ebën Aleksanderi ishte një prej këtyre shkencëtarëve. Si neurokirurg shumë i përgatitur nga ana shkencore, Aleksanderi e dinte se përvojat e pragvdekjes krijonin ndjesinë e të vërtetës, por nuk ishin më shumë se fantazi të prodhuara nga truri në kushtet e stresit.

Derisa vetë truri i doktor Aleksanderit u sulmua nga një sëmundje e rrallë. Pjesa, që kontrollon mendimin dhe emocionet (ajo që thelb na bën njerëz), ishte shuar krejt. Për shtatë ditë, ai u zhyt në gjendje kome. Pastaj, kur doktorët sugjeruan t’i ndërpriteshin mjekimet, sytë e Aleksanderit u hapën. Ai ishte kthyer sërish.

Rimëkëmbja e Aleksanderit është një mrekulli mjekësore. Por mrekullia e vërtetë e rrëfimit të tij fshihet diku tjetër. Teksa trupi dergjej në gjendje kome, Aleksanderi kreu një udhëtim përtej kësaj bote dhe takoi një qenie engjëllore, që e udhëhoqi në sferën më të thellë të ekzistencës, jashtë trajtës trupore. Atje takoi dhe foli me burimin Hyjnor të vetë universit.

Historia e Aleksanderit nuk është fantazi. Para se të ndërmerrte udhëtimin e tij, ai nuk gjente dot pika takimi mes dijeve mbi neuroshkencën dhe besimeve rreth Parajsës, Zotit apo shpirtit. Sot Aleksander është një mjek, që beson se shërimi i vërtetë mund të arrihet vetëm kur kuptojmë se Zoti e shpirti janë të vërtetë dhe se vdekja nuk është fundi i ekzistencës së dikujt, por vetëm një fazë kalimtare.

Kjo histori lë mbresa të thella, pavarësisht se kujt i ka ndodhur. Fakti, që i ndodhi doktor Aleksanderit, i jep asaj trajtën e kthesës rrënjësore. Asnjë shkencëtar apo njeri i Zotit nuk duhet ta shpërfillë atë. Kur ta lexosh, do të të ndryshojë gjithë jeta.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF