Vjen në jetë Mia, engjëlli i Rudina Magjistarit

 Rudina Magjistari, prezantuesja e televizionit Klan, ka përjetuar mbrëmjen e djeshme emocionin më të madh në jetën e saj: ajo është bërë mama. Lajmin e ka shpërndarë zyrtarisht përmes faqes së rrjetit social, bashkëshorti i gazetares, Xhavit Bajrami, i cili në emër të çiftit shkruan: “Jemi prindërit më të lumtur në botë. Vetëm para pak orësh, Mia engjëlli ynë përmbushi jetën tonë”- ka qenë ky statusi që Xhavit Bajrami. Qindra mesazhe kanë vërshuar në faqen e rrjetit scial, duke uruar çiftin për ardhjen në jetë të Mias, duke i uruar asaj jetë të gjatë dhe të lumturi.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.