A po bashkohen Madonna dhe Sean Penn?

Madonna dhe ish-bashkëshorti i saj, Sean Penn janë parë të kalojnë më shumë kohë së bashku gjatë muajve të fundit, ndërsa javën e shkuar çifti janë parë në barin e një hoteli në Santa Monica, raporton ‘Page Six’. Çifti kanë qëndruar të martuar për 4 vjet dhe janë divorcuar në vitin 1989. Më herët gjatë këtij viti, Charlize Theron i dha fund lidhjes me aktorin fitues të çmimi ‘Oscar’, vetëm disa muaj përpara se Penn dhe vajza e tij të bëheshin pjesë e koncertit të Madonnës në Brooklyn. Duket se mbretëresha e popit u frymëzua nga mbështetja e tij për t’i rrëfyer audiencës në shfaqjen e ardhshme: “30 vjet më parë ai u mërzit shumë me mua pasi kisha zgjedhur një veshje mjaft ekstravagante. Nuk gënjej. Pas shfaqjes ai më shkroi një letër ku thoshte se më në fund kishte arritur të vlerësonte artin tim”.

Në të shkuarën vëllai i Madonnës, Christopher Ciccone ka thënë: ‘Sean është dashuria e jetës për motrën time. Ajo nuk ka pushuar asnjë moment së dashuri Sean. Ai është dashuria e jetës së saj’.

 

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.