Goldie Hawn: Pse nuk u martova kurrë me Kurt Russell

Goldie Hawn dhe Kurt Russell janë një nga çiftet më mitikë të Hollivudit, të cilët nuk janë ndarë asnjëherë, por gjithashtu nuk janë martuar asnjëherë, Dhe tani Goldie më në fund ka rrëfyer sekretin e romancës së tyre të lumtur 32- vjeçare.

“Një marrëdhënie jetëgjatë nuk ka të bëjë me martesën”, – ka thënë aktorja për revistën ‘Porter’. Dhe Goldie, e cila ka qenë e lidhur me Kurt që nga viti 1983, duhet ta dijë këtë.

“Ka të bëjë me përputhjen dhe komunikimin, dhe të dy në çift duhet të dëshirojnë që kjo gjë të funksionojë. Vëmendja është çelësi. Dhe gjithashtu, që mos ta humbasësh veten tënde në këtë marrëdhënie. Të jeni bashkë,  dy trarë që mbajnë në këmbë shtëpinë, dhe njëkohësisht të jeni të ndryshëm, të mos bini gjithmonë dakord për gjithçka, të mësoni si të merreni vesh edhe duke mos pasur të njëjtin mendim. Gjithçka është një zgjedhje”, – thotë 69-vjeçarja.

“Unë jam martuar dy herë dhe kam arritur të kuptoj se martesa nuk ka të bëjë me suksesin. Një martesë përfundon duke u kthyer në një marrëveshje biznesi.

Asnjë martesë, asnjë ceremoni, asnjë unazë nuk e përcakton dot nëse duhet vërtetë të rrish gjithë jetën me një njeri”, shprehet aktorja.

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.