KreuStil Jetese

Ja ngjyrat e duhura për shtëpinë në vjeshtë-dimër

Çdo stinë ka ngjyrat e veta. Një ligj që vlen jo vetëm për veshjet dhe bukurinë, por veçanërisht për dekorin e shtëpisë. Dhe nëse në pranverë kanë dominuar ngjyrat e forta dhe të shndritshme, me ardhjen e të ftohtit kthehen tonalitet më të buta, por gjithmonë të mbushura me karakter. Duke nisur që nga e zeza, ngjyra çokollatë, grija, bluja apo e verdha në mustardë, pa harruar një grimë të kuqe Krishtlindjesh. Ja ngjyrat e duhura për shtëpinë në vjeshtë-dimër.
1. Ngjyrë turtulli
Është një tonalitet shumë në modë për dekorin e shtëpisë këtë vit. Një miksim mes bezhës dhe grisë është një tonalitet që përçon ngrohtësi dhe qetësi.
2. Bluja
Të duket si ngjyrë e përshtatshme vetëm për verë? Gabim! Bluja është ngjyra e përkryer për t’ju shoqëruar me qetësi gjatë muajve dimërorë.
3. E verdha në mustardë
Është një nga ngjyrat simbol të vjeshtës. Cilësohet si tonaliteti i inteligjencës për aftësinë stimuluese në aktivitetit cerebral, të fantazisë dhe kujtesës.

4. Jeshile
Jeshilja në të gjitha nuancat e saj është ngjyra e natyrës. Në vjeshtë dhe në dimër do të ishte ideale jeshilja me tonalitete të mustardës.

5. E zeza
Të duket se e zeza në arredim dhe dekorim është një zgjedhje e keqe? Nuk ka asgjë të gabuar. Tendencat e fundit në dekorin e shtëpisë e zgjedhin si ngjyrën më të përshtatshme për të gjitha ambientet e shtëpisë, dhe jo vetëm për Halloween.
6. E kuqja
E kuqja është ngjyra e dashurisë, po jo vetëm. Transmeton forcë dhe vitalitet, përveçse i bën njerëzit më të hapur, më të gjallëruar dhe instinktivë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF