KreuStil Jetese

Tendencë, palltot e dimrit 2016: Shumë të gjata

Vitin e shkuar ishin tendencë palltot mashkullore ‘over sized’. Këtë vit ngushtohen (jo shumë) dhe zgjaten. Janë pallto të gjata deri të këmbët, pothuajse deri në tokë.

Të guxosh të eksperimentosh

Alternohen materiale të ndryshme për të krijuar një pallto në versionin 3D.

Pallto pa mëngë

Zëvendëson jelekun prej pelushi falë bukurisë që qëndron tek thjeshtësia. Më skeptiket nuk do ta përqafojnë lehte tendencën e propozuar në sfilatat e Marc Jacobs dhe Chalayan. Në këtë rast mund të shoqërohen me një triko të trashë.

Color-animalie

Edhe këtë vit palltot me printime të lëkurës së kafshëve do të jenë protagoniste, por në versionin më color-pop. Miu Miu e sjellin në versionin bojëqielli, Saint Laurent në blu dhe Louis Vuitton në nuancat  e portokallisë.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF