Mirela Kumbaro, ministrja që nuk respekton kodin e veshjes

View Gallery
3 Photos
Mirela Kumbaro, ministrja që nuk respekton kodin e veshjes
Mirela Kumbaro

Mirela Kumbaro, ministrja që nuk respekton kodin e veshjes
Mirela Kumbaro1

Mirela Kumbaro, ministrja që nuk respekton kodin e veshjes
Mirela Kumbaro2

Jemi mësuar të shohim kudo në botë, që politikanët ndjekin me korrektesë një kod të caktuar veshje, i cili i përgjigjet pozicionit të tyre, por edhe natyrës së takimit, eventit apo ngjarjes, ku marrin pjesë. Ka shumë politikanë në Shqipëri, që respektojnë kodin e veshjes, por nuk ndodh e njëjta gjë me disa politikane femra, që në vend të kurojnë imazhin e tyre, shfaqen në publik me një stil, i cili nuk përputhet aspak me profilin e tyre. Rasti i fundit është ai i Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Ndoshta për herë të parë një ministre kulture, e cila në vend të japë shembullin e saj, as që kujdeset të zbatojë rregullat, pasi duket se preferon të zgjedhë atë që i pëlqen asaj, jo funksionit. Rasti që ju sjellim dëshmon atë ccfarë themi. Siç ndodh rëndom, në hapjen e eventeve kinematografike, nuk mungon tapeti i kuq, ku vëmendja e publikut fokusohet tek veshjet e të ftuarve. E ftuar në Tirana International Film Festival, Kumbaro u shfaq pa asnjë grim elegance dhe stili. E veshur me xhinse super të ngushta, xhaketë ngjyrë argjendi-metalizato dhe një palë çizme kamoshi deri në gju, dukej sikur ministrja vetëm për në Festival nuk ishte veshur. Në fakt nuk është hera e parë që ministrja Kumbaro zhgënjen me veshjet e saj. Por, nuk është asnjëherë vonë! Ministrja ka kohë të na surprizojë në vijim të mandatit të saj, ku mund t’ju referohet shembujve pozitivë në këtë pikë që ka Partia e saj, apo edhe emrave të spikatur të stilit në politikë!

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.