KreuStil Jetese

9 mënyra si ndryshon trupi i një femre në të 20-at

Është koha që ta pasuroni dietën tuaj me kalcium dhe vitaminë D dhe të merrni në konsideratë një ushtrime të rregullta fizike, çka do të stimulojë rritjen e qelizave të kockave.

Pesha juaj do të vijë duke u rritur në të 20-at, veçanërisht po të krahasohet me periudhën e adoleshencës. Kjo nuk duhet t’ju shqetësojë, pasi për sa kohë pesha juaj shtohet nga pak çdo vit, është krejt normale

Edhe pse e keni kaluar periudhën problematike për lëkurën në adoleshencë, kjo nuk do të thotë se lëkura juaj është imune ndaj faktorëve të jashtëm. Ekspozimi në rrezet e dëmshme të diellit gjatë rinisë së hershme mund të ketë efekte të rrezikshme akumulative në të ardhmen. Lëkura në të 20-at është shumë tolerante, por ajo ka aftësinë ‘të kujtojë mëkatet’ e rinisë kur të jeni në një moshë më të madhe.

Sipas ekspertëve, në këtë moshë menstruacionet tek femrat bëhen më të rregullta se më parë, pasi femrat në këtë moshë janë në pikun e potencialit të tyre të fertilitetit, edhe pse gjëja e fundit që i shkon në mendje një femre në këtë moshë është të ketë një fëmijë.

Në të 20-at femrat kanë një prodhim më të lartë estrogjeni dhe progesteroni në periudhën pranë ciklit menstrual, çka shkakton shfaqjen e akneve. Nj tjetër arsye për këtë është se në moshën 20-vjeçare femrat priren të përdorin më shumë make up dhe nuk tregohen gjithmonë të kujdesshme për lëkurën.

Dëshira për të pasur marrëdhënie seksuale gjatë gjithë kohës është më e madhe pikërisht në këtë moshë.

Jeni në të 20-at dhe dukeni solid, por sipas ekspertëve norma juaj metabolike fillon të bjerë me 2-4 për qind duke nisur në dekadën e të 20–ave. Kështu që mos hiqni dorë nga ushtrimet fizike në këtë moshë në mënyrë që të 30-at tuaja të jenë ashtu siç duhet.

Edhe pse menduat se ja hodhët periudhës së vështirë të adoleshencës sa i takon menstruacionet, do të zbuloni se nuk paskeni ditur asgjë se çfarë janë dhimbjet menstruale. Kjo, sipas ekspertëve ndodh pasi hormoni prostaglandin prodhohet me shumicë në të 20-at, çka e bën mjaft të fortë dhimbjen e barkut.

Pjesa më e madhe e fermave në këtë moshë, ndoshta edhe të fiksuar pas dietave dhe ushtrimeve fizike, edhe pse në adoleshencë mund të kenë qenë të dobëta, nisin të shtojnë peshë në vende që nuk e mendonin; në bel, kofshë dhe vithe. Kjo vjen për shkak të ndryshimeve metabolike dhe atyre hormonale.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF