KreuStil Jetese

Çfarë i bën vërtet kafeja lëkurës tuaj?

Kafeja mund t’ju mbrojë më shumë se sa e mendoni nëse e pini në masën e duhur. Një studimi i ri mjaft i gjerë tregon se pirja e një sasie të madhe kafeje redukton rrezikun e zhvillimit të melanomës kancerogjene. Në studimin 10,5-vjeçar studiuesit analizuan regjimin ushqimor dhe shëndetin e rreth 450 mijë personave të cilët u përfshinë në National Institutes of Health (NIH)-AARP Study. Në fund të studimit, tek 2904 persona u zhvilluar melanoma malinje, një lloj kanceri i rëndë lëkure që gjendet tek qelizat që prodhojnë pigmentin dhe tek 1874 prej tyre u zhvilluan qelizat abnormale të lëkurës që mund të çojnë në kancer.

Pasi përshtatën të dhënat për të llogaritur faktorët e ndryshëm të rrezikut (pirja e duhanit, përdorimi i alkoolit, arsimi, masa trupore, indeksi i aktiviteti fizik, histori familjare të kancerit, dhe ekspozimi ndaj rrezeve të forta të diellit), kërkuesit gjetën disa lidhje interesante: njerëzit që kishin pirë 4 ose më tepër filxhanë kafe në ditë ishin 20 për qind më pak të prirur të zhvillnin në lëkurën e tyre një melanomë malinje.

Por si mundet që kafeja të bëjë një mrekulli të tillë për lëkurën?

Autorët e studimit mendojnë se ajo përmban disa komponentë superspecialë (duke përfshirë edhe kafeinën) që, të paktën sipas studimeve të kryera në laboratorë dhe tek kafshë, duket se kanë aftësinë të shmangin kancerin në disa mënyra të ndryshme: Ato shkatërrojnë qelizat që kthehen kanceroze në diell, reduktojnë inflamacionin, shmangin stres oksidativ dhe dëmtimin e ADN-së, thithin rrezet e dëmshme diellit (si një lloj kremi kundër diellit) – të gjitha lajme të mrekullueshme për njerëzit që janë të apasionuar pas kafesë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF