KreuStil Jetese

Reçipetat që kushtojnë 2 milionë dollarë

‘Victoria’s Secret’ ka zbuluar reçipetat e reja të fantazisë gati për ‘2015 Vicorias Secret fashion Show’. Me vlerë 2 mln dollarë, ato kanë dashur 685 orë për t’u krijuar, ndërsa përbëhen nga 6500 gurë të çmuar, duke përfshirë topaz blu dhe safir të verdhë , 126 diamante dhe ar 18 karatesh. Modelja  Lily Aldridge do ta ketë privilegjin t’i mbajë këto reçipeta gjatë sfilatës që do të zhvillohet më 8 dhjetor.

Besojeni ose jo, këto nuk janë reçipetat më të shtrenjta të krijuara nga ‘Vicoria’s Secret’. Vitin e shkuar u krijuan 2 palë reçipeta me këtë vlerë të veshura nga Alessandra Ambrosio dhe Adriana Lima, ndërsa në vitin 2013 Candice Swanepoel kishte fatin të mbante reçipetat 10 mln dollarëshe të markës luksoze. Por kjo nuk është asgjë po ta krahasosh me reçipetat 20 mln dollarëshe që Gisele Bundchen i mbajti në vitin 2000.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF