Trajtime natyrale për lëkurën, me produktet që mbani në frigorifer

View Gallery
7 Photos
Trajtime natyrale për lëkurën, me produktet që mbani në frigorifer
kos

Trajtime natyrale për lëkurën, me produktet që mbani në frigorifer
lekure portokalli

Trajtime natyrale për lëkurën, me produktet që mbani në frigorifer
llum kafeje

Trajtime natyrale për lëkurën, me produktet që mbani në frigorifer
mjalte

Trajtime natyrale për lëkurën, me produktet që mbani në frigorifer
produkte natyrale

Trajtime natyrale për lëkurën, me produktet që mbani në frigorifer
sode buke

Trajtime natyrale për lëkurën, me produktet që mbani në frigorifer
uthull molle

Është koha të zëvendësoni kremin e fytyrës me ingridientë dhe përbërës natyralë që mund t’i gjeni fare thjesht këtë sezon. Alexis Wolfer, themelues i sajtit popullor të bukurisë natyrale ‘The Beauty Bean’, rrëfen se si uthulla e mollës, kosi, madje edhe llumi i kafesë mund të bëjnë mrekulli në lëkurën tuaj. Ja disa produkte natyrale që të gjithë mund t’i keni në frigorifer dhe që do t’i kthejnë freskinë lëkurës tuaj.

  1. Kos për skuqjet

Aplikoni pak kos plot yndyrë për të reduktuar skuqjet, për të balancuar bakteret dhe liruar pore bllokuara.

  1. Lëkurë portokalli për të zbardhur dhëmbët

Pastroni butësisht dhëmbët me lëkurë portokalli në mënyrë që t’i zbardhni ato. Acidi citrik ndihmon në largimin e njollave. Pas kësaj shpëlajeni gojën me ujë, por mos e lani me pastë dhëmbësh për të paktën 1 orë.

  1. Uthull molle për aknet

I jep një aromë shumë të mirë lëkurës tuaj dhe nëse lëkura juaj ka probleme me aknet, ja vlen akoma më shumë. Me një pambuk të vogël aplikojeni në lëkurë të pastër dhe lëreni të thahet në mënyrë që të ndihmojë në mbyllje e poreve dhe vrasjen e baktereve.

  1. Mjaltë për lëkurë të thatë

Shtoni pak mjaltë në kremin tuaj të natës. Me lagështinë e tij, do të ndihmojë kremin të depërtojë thellë në qelizat tuaja të lëkurës duke e bërë këtë të fundit më efektiv.

  1. Sodë buke për flokët plot shkëlqim

Kur flokët tuaj duken pa jetë dhe as larja disa herë me shampo nuk u jep shkëlqimin e duhur, shtoni 1 lugë çaji sodë buke në shampon tuaj dhe larja do të jetë pa diskutim më e thellë. Por mos e praktikoni këtë më  tepër se një herë në javë.

  1. Llum kafeje për celulitin

Bëni një skrab natyral me llum kafeje duke e aplikuar në pjesën e trupit ku keni celulit. Kafeina vepron duke ngushtuar enët e gjakut kur aplikohet në një vend të caktuar dhe gjithashtu ka aftësinë për të rritur qarkullimin në sipërfaqen e lëkurës. Të dyja këto ndihmojnë në reduktimin e celulitit.

Ngushton





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.