Si të mposhtim ditët e shkurtra dhe të ftohta të dimrit

Ditë të shkurtra do të thotë më shumë errësirë, më pak dritë dielli, temperatura të ulëta. Të tria këto mund të jen një stres i vërtetë për trupin. Shtimi i stresit krijon disbalancë hormonale në trup, çka bën që organizmi juaj të rrisë dëshirën për disa lloje të caktuara ushqimesh. Shenja të tilla si tharja e lëkurës nga i ftohti janë të zakonshme për stinën që po vjen. Ja disa mënyra për të përballuar ditët e shkurta e të ftohta të dimrit.

  1. Shkoni për të fjetur herët

Trupi është i krijuar në mënyrë të atillë që të punojë sipas lëvizjeve të diellit. Dimri prezupozohet të jetë periudha e qetësimit, shërimit dhe një formë letargjie. Kështu që mbylleni ditën pak më herët, edhe disa minuta më tepër do ju ndihmojnë.

  1. Konsumoni pak ushqim në krevat

Të shkosh në shtrat pak më herët është mirë, por duhet të siguroheni që gjumi të jetë plotësisht çlodhës. Konsumoni diçka në shtrat përpara se të flini, qoftë një frut, një lëng frutash apo një gotë qumësht. Kjo do t’ju sigurojë padiskutim gjumë më të qetë.

  1. Sigurohuni që dita e përditshme të përmbajë vitaminë A, D dhe kalcium

Këta përbërë kanë lidhje sinergjike me njëri-tjetrin, që do  të thotë se bashkëveprojnë për ta ndihmuar trupin tuaj të përshtatet me stresin. Janë gjithashtu të shkëlqyer për të rregulluar metabolizmin, sigurojnë funksionimin optimal të sistemit imunitar dhe e bëjnë lëkurën tuaj të duket e shëndetshme.

  1. Konsumoni proteina dhe yndyrë

Aminoacidet e pranishme te proteinat janë mjaft të rëndësishme në funksionimin optimal të trurit. Nuk do të thotë se duhet të hani me patjetër biftek, djathë, mish pule së bashku. Yndyra e shëndetshme si vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit, dhe gjalpi përmbajnë nutrientë që lejojnë funksionimin optimal hormonal.

  1. Bëj shëtitje në ajër të pastër

Nëse dita është me diell, atëherë gjej një vend ku mund të qëndrosh për disa minuta. Mbylli sytë dhe imagjino sikur po merr ca rreze në bregdet.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.