
Kur bëhet fjalë për palltot e dimrit, nuanca deve është një ngjyrë që u mbijeton tendencave, pasarelave dhe stinëve. Ky tonalitet i veçantë i bezhës është mjaft klasik kur bëhet fjalë për kapota, pallto apo pardesy. Por stilistë të ndryshëm, për sezonin vjeshtë-dimër 2015-2016 kanë riinterpretuar dhe ricikluar këtë trend duke e zhvilluar në një mënyrë krejtësisht të habitshme.
Duke nisur nga palltoja dopiopetë e ‘Pradës’ një riinterpetim i xhaketës klasike me rrip në mes dhe material të butë.
Palltoja me rrip në mes në ngjyrë deveje është gjithashtu një trend i padiskutueshëm i sezonit për shumë nga markat e njohura si: Carven, Jil Sander, Saint Laurent Paris apo Costume National.
Ndaje me te tjeret:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Google+ (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re)