Nudoja e Pikaso shitet 67,45 milionë USD

Një pikturë e rrallë e Pikasos, e periudhës blu të artistit, u shit 67,45 milionë dollarë në New York gjatë një ankandi nga kompania “Sotheby’s”. Periudha blu është një periudhë e rëndësishme e prodhimtarisë artistike të Pablo Pikasos, nga viti 1901 në 1904. Kjo periudhë merr emrin nga ngjyra blu që dominon veprat e tij të kësaj epoke. Temat krysisht që ai trajton janë melankolia e vdekjes, e plakjes dhe e varfërisë, por nuk mungon edhe satira.

“La Gommeuse është një nudo e artistit, që ka nuanca të forta erotike. E pikturuar në vitin 1901, kur Pikaso ishte vetëm 19 vjeç, kjo vepër është shumë e rrallë sepse mbrapa sajështë i pikturuar një mik i Pikasos në ngjyrë  verdhë, nudo dhe që po urinon.

Për miliarderin amerikan, Bill Koch, kjo shitje përfaqëson një pazar fantastik, pasi ai e kishte blerë veprën për 3 milionë dollarë në vitin 1984, duke injoruar krejtësisht se kjo nudo fshihte një tjetër. Gjatë punimeve restauruese në vitin 2000 u zbulua piktura e dytë që fshihej mbrapa telajos. Fillimisht kjo vepër u vlerësua 60 milionë dollarë.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.