Si u vendos paqja mes Valbonës dhe Robertit?!

View Gallery
5 Photos
Si u vendos paqja mes Valbonës dhe Robertit?!
1

Si u vendos paqja mes Valbonës dhe Robertit?!
3

Si u vendos paqja mes Valbonës dhe Robertit?!
4

Si u vendos paqja mes Valbonës dhe Robertit?!
5

Si u vendos paqja mes Valbonës dhe Robertit?!
6

Të gjithë e panë ‘live’ dje në mbrëmje në ekranin e televizionit Klan, teksa Robert Aliaj Dragoti debatoi ashpër me mikeshën e tij Valbona Selimllari, të dy anëtarë të jurisë së “Dance With Me”. Shpërthimi i Robertit nuk ishte në fakt surprizë, pasi ai shpesh e ka thënë gjatë diskutimeve se e ka besdi kur e ndërprisnin, e aq më tepër në një moment të tillë debati të nxehtë, akumuluar gjatë javës përmes deklaratave të nxituara dhe të papjekura të dy konkurrenteve të spektaklit Markela dhe Viola Spiro, ku me këtë të fundit Dragoti edhe po debatonte. Përpjekja e Valbonës për të shuar debatin dështoi, teksa Roberti iu përgjigj “Hajt pusho tani”, çka e revoltoi mjaft Valbonën e cila e nervozuar me gishtin lart iu drejtua Robertit duke i thënë që: “ashtu thuaju njerëzve që ke në shtëpi. Mos me fol mua ashtu, sepse vetëm qytetari nuk po tregon ti këtu”. Vijimësia e spektaklit dëshmoi shenja tensioni, teksa Robert Aliaj zgjodhi të lexonte gjatë kësaj kohe librin “Kandidati” të mikut të tij, shkrimtarit Ben Blushi. Programi “Dance With Me”, u mbyll në këtë mënyrë, duke lënë të kuptohej se aleanca mes Robert Aliaj dhe Valbona Selimllarit kishte përfunduar aty. Por, i kontaktuar nga BORDO, Robert Aliaj pohon se mëria mes tyre nuk mund të zgjaste më shumë sesa koha e titrave të programit. “Unë e kam besdi kur më ndërpresin. Dhe sigurisht në atë çast isha i nervozuar. Dhe të dy patëm ato reagime, që ju i patë dhe ‘live’. Nuk ka asnjë arsye që unë dhe Bobi të mbajmë qëndrim nga kjo situatë, e cila u harrua nga të dy ne. Miqësinë tonë nuk e prishin të tilla përplasje, të cilat pa dashjen tonë, i dhanë edhe më shumë audiencë Dance With Me”!





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.