Luks dhe gjelbërim, në një pyll vertikal në Lozanë

View Gallery
2 Photos
Luks dhe gjelbërim, në një pyll vertikal në Lozanë

Luks dhe gjelbërim, në një pyll vertikal në Lozanë

Në Lozanë do të ndërtohet një pyll vertikal lluksoz, 117 metra i lartë, në breg të liqenit Lemano që do të ketë 24 mijë lloje bimësh duke u bërë ndërtesa e parë në botë me pemë vetëm të gjelbërta dhe me një rol të rëndësishëm në pastrimin e oksigjenit nga gazi CO2, i ngjashëm me atë në Milano.

“Kulla e kedrit”, kështu do të quhet për arsye të pranisë së kësaj peme, u dizenjua nga studioja “Stefano Boeri Architetti” në bashkëpunim me “Buro Happold Engineering” për strukturën dhe me agronomen Laura Gatti për pjesën e gjelbërimit, si dhe do të realizohet nga ndërtuesi i famshëm zvicerian, Bernard Nicod.

I lartë 117 metra, pylli vertikal i Lozanës do të ketë 100 pemë, 6 000 shkurre dhe 18 mijë bime të ndryshme zvarritëse. Protagonistët e mëdhenj të kullës do të jenë pemët e Kedrit, me katër lloje të ndryshme. Kedri është një nga pemët më madhështore në botë, që në antikitet konsiderohej i shenjtë dhe ishte i famshëm për aftësinë e tij për t’u pështatur me kushte klimatike ekstreme si për shembull Lindja e Mesme apo Himalajet. Një monument i vërtet natyror, në gjendje të jetojë edhe 2500 vite.

Kulla do të përbëhet nga 36 kate që nuk do të shërbejnë vetëm për rezidenca private por edhe për zyra dhe shërbime; do të ketë një palestër dhe në pjesën e sipërme do të ketë një restorant panoramik. Kjo kullë do të jetë një arkitekturë që do të sjellë një model të ri biodiversiteti por edhe një model të ri të të ndërtuarit duke respektuar ambientin në qytetet evropiane.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.