KreuArt

Pse bëri fletërrufe Robert Aliaj Dragot?

 

Vetëm dy ditë pas debatit që shkaktoi në spektaklin Dance With Me, artisti Robert Aliaj Dragot, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë me anë të një mesazhi ironik. Duke përdorur fletërrufenë, si mjet propagande mjaft i njohur gjatë periudhës së diktaturës në Shqipëri, ai ka hartuar një të tillë, përmes së cilës godet hapur instancat drejtuese të shtetit, e kryesisht atyre të kulturës, të cilat nuk mbështetin projektet e tij artistike. Protesta u mbajt para selisë së Kryeministrit dhe Presidentit, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Bordo sjell fletërrufenë e plotë dhe fotografi nga momentet e protestës.

 

Fletë – rrufe

drejtuar ves time, shokut Robert Aliaj Dragot

Të dashur shokë dhe shoqe

po ja drejtoj këtë fletërrufe vetes sime, Robert Aliaj Dragot, sepse kohët e fundit unë po shfaq me shqetësim shkelje parimesh të partisë dhe tendenca reaksionare prej mikroborgjezi.

Me paturpësinë më të madhe unë doja të vija dorë në paratë e shokëve të drejtorisë të vëna me djersë nga fondet e taksa-paguesve shqiptarë.

Si guxova unë ti fyej shokët tanë të shtabit me 30 përqindsha? Ndërkohë që ata duhet ti marrin të gjitha paratë për vete, sepse nuk u vjen më rasti të jenë aty. Edhe bar duhej të haja, vetëm të mos cënoja xhepat e shokëve,

por partia si gjithmonë i ruan bijtë e saj skutha, të heshtur dhe hakmarrës,

partia, popullit i lë moralin e pastër me besimin në vetvete, ndërsa veset dhe vuajtjet ua lë antarëve të saj dhe militantëve.

 

Shokë, kjo është poshtërsi, unë nuk jam në rregull.

Si mundem unë Robert Aliaj Dragot, të kërkoj fonde nga brigadieri dhe anëtarët e tjerë të brigadës për të realizuar një festival të përmasave botërore të liçensuar nga xhandarët e botës dhe nga një vend armik i betuar i popullit shqiptar?

 

Si mundem unë Robert Aliaj Dragot, ti marr këto fonde dhe tua shpërndaj artistëve të rinj shqiptarë jo militante, që duan të realizojnë ëndrrat e tyre mikroborgjeze?

 

Si mundem unë Robert Aliaj Dragot, të jem i ndershëm dhe ti them mendimet e mia kaq hapur? Ndërkohë që të tjerët flasin vetëm pas shpine? Të bëj agjitacion dhe propagandë nga ekrani i televizionit? Të mendoj që qeveria i kap drejtorët nga veshi? A e dini ju që kjo na çon në rrugë të keqe?

Dhe këto s’janë asgjë para faktit të më poshtëm.

 

Të më vije turp mua, që kërkoj pagesën e një bilete avioni për të ardhur në Shqipëri. Ndërkohë që shokët dhe shoqet tona nga Brukseli vijnë në këmbë.

Kush jam unë që kthehem në Shqipëri në një kohë që të gjithë e kanë kuptuar që duhet të largohemi të gjithe sa më para nga këtu?

 

Shokë e shoqe, qeveria ka nevojë per ne.

Ne duhet të tregojmë që ne si gjithnjë, dimë të mbyllim gojën, të ulim kokën, të servilosemi. Nëse vazhdohet kështu atëherë ky popull s’duhet ta këtë më vendin ketu, ai duhet internuar i tëri në Amerikë, Gjermani etj

Të dashur shokë dhe shoqe

kjo është e pafalshme, unë nuk e ndjej veten të denjë për këtë vend.

Unë thonjlyeri e bastun ziu, i premtoj partisë që do t’i rikthehem internimit tim në Bruksel, ashtu siç po bëjnë qindra mijëra bashkëatdhetarë të tjerë këto kohë. Betohem që do të shpërndaj atje, veset tona të vyera për të fituar para sa më shpejt dhe me çdo kusht të mundur, që edhe shokët tanë belgë, të thërrasin: o sa mirë me ken shqiptar.

 

Të mblidhemi shokë e ta bëjme Brukselin si Tirana.

 

Rroftë heshtja, hakmarrja, mungesa e transparencës dhe korrupsioni.

Rrofshin shpenzimet okulte në art dhe kulturë.

 

Robert Aliaj Dragot

 

 

 

 

ja përse u sqaruan valbona selimllari dhe noizy

fotoja e tyre në rrjetet sociale në fakt ka qenë duke qeshur, por statusi paksa ka nisur paksa i dyshimtë. miss-i i parë shqiptar, bukuroshja valbona selimllari, ka shkruar një status ku theksonte se ishte në një takim me këngëtarin e njohur noizy pasi duhet të sqaronin disa pika…! po në fakt çfarë ishinkëto pika që duhet të sqaronin të dy personazhet e njohur të ekranit? pas disa dyshimesh që mund të ngrihen, valbona sqaron në fakt se arsyeja ka qenë thjesht artistike, pasi këngëtari do të jetë i ftuar në një koncert i cili do të mbahet në datën 8 nëntor në ambjentet e qendrës tregëtare city park. valbona e cila vijon të merret me punët e saj në këtë qendër tregëtare, i ka dhënë dorën e fundit bisedimeve me artistin, që duket se kanë të bëjnë me kushtet financiare si dhe kohën e qëndrimit të noizy-it gjatë këtij eventi.

 

14 gjëra që nuk i dini për beyoncé

 

bordo sjell disa detaje të shkëputura nga libri biografik i për beyoncé, shkruar nga biografi i vip-ave j. randy taraborrelli.

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF