Si të përshtasim veshjen me temperatuart vjeshtës?

View Gallery
8 Photos

Sapo hyni në autobus, vdisni nga vapa nën pallton e trashë sepse keni kaluar menjëherë nga veshjet verore tek ato dimërore. Por ndërkohë, mund të vishemi më lehtë për t’u përshtatur me temperaturat e lëvizshme të vjeshtës. Kur trikot dhe xhaketat e lëkurës nuk mjaftojnë për të kënaqur etjen tonë për stil, mund të rrisim variacionin falë këmishave të sipërme. Ky element kyç i vjeshtës vendoset mes kategorisë sëkëmishave dhe xhaketave, për t’i zëvendësuar më mirë nëpërmjet kombinimeve.

Duke marë më të mirën nga dy botët, këmisha e sipërme krejtësisht e mbërthyer ose e hapur si një jelek vjen në mënyrë elegante pas qafës duke na mbajtur në reahti. Nëse ajo mund të vishet në vend të një xhakete për sa kohë temperaturat e lejojnë, do të ishte perfekte këtë dimër, e kombinuar gjithashtu me një trekuart ose njëpardesy për të na mbajtur edhe më ngrohtë.

Me kuadrate, këmisha e sipërme ju transformon në një zdrukthëtar të qyteteve. Por ato mund t’i gjejme edhe me pellush, të përshtatshme për në fundjavë. Me pamjen e një sahariani, këmisha e sipërme prej lëkure i jep imazhin e viteve 70 lukut të vjeshtës. Së fundmi këtë këmishë mund ta gjejmë edhe në versionin “workwear” për një luk edhe më urban. E inspiruar nga veshjet e punëtorëve, ajo ka një kombinim të gjyrave kakai.

Pra kombinimi i copave dhe ngjyrave mes këmishës së sipërme dhe palltos ju jep mundësinë për të krijuar kontraste që ju përgatsin për një dimër plot stil.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.