Tarta me çokollatë 

Për përgatitjen e kekut të ëmbël me çokollatë duhen 210 g gjalpë i butë, 130 g sheqer pluhur, 44 g bajame të bluara, 0,5 g vanilje pluhur, 1 majë luge të vogël kripë, 350 g miell, 70 g vezë, 40 g çokollatë.

Fillimisht shkrijmë me kujdes çokollatën në tenxhere të dyfishtë. Në një tas përziejmë gjalpin, sheqerin pluhur, vaniljen dhe kripën. I shtojmë vezët me miellin dhe më pas çokollatën e shkrirë. E përziejmë deri sa të bëhen një trajtë homogjene. E mbështjellim përzierjen me qese për ushqimet dhe e vendosim në frigorifer për dy orë.

Më pas hapim brumin në 2 disqe, sa më hollë të jetë e mundur. Bëjmë dy rrathe me një diametër prej 22 cm. E pjekim brumin për rreth 20 minuta në 180 ° C. Më pas e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti. Pasi është ftohur, e rrethojmë me biskotë të bluar që të izolojmë lagështirën. Për të bërë kremin e çokollatës duhen 500 g krem pasticerie, 340 g çokollatë, 20 g sherbet.

Fillimisht prisim çokollatën dhe e vendosim në një tas. E ziejmë kremin e pasticerisë me sherbetin, më pas e hidhim në tre pjesë mbi çokollatë. E përziejmë deri sa përbërja të bëhet homogjene.

Këtë përbërje më pas ia hedhim tartave që kemi pjekur dhe kështu do të keni disa nga tartat me çokollatë që janë më të mirat në gjithë Parisin.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.